• Ankesa

Prof. Asoc. Eliana LAÇEJ

eliana.lacej@unishk.edu.al

Diplomuar në vitin 1990 në Gjuhë dhe Letërsi Italiane pranë Universitetit të Tiranës me temën e diplomës në letërsinë italiane: “Letërsia italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Pedagoge e Gjuhësisë Italiane dhe e Teorisë dhe Teknikës së Përkthimit nga viti 1999 deri në vitin 2015 pranë Departamentit të Romanistikës, Universiteti i Shkodrës. Pedagoge e Gjuhësisë Italiane dhe Sociolinguistikës nga viti 2015 e në vazhdim pranë Departamentit të Romanistikës, Universiteti i Shkodrës.

Në vitin 2008 fitoi titullin Doktor i Shkencave në Gjuhësi pranë Departamentit të Gjuhësisë, Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, Universiteti i Firences, me tezën e doktoraturës me titull: “Përvetësimi i strukturave morfosintaksore të variantit të Shkodrës nga fëmijët shqiptarë” (udhëheqës shkencor: prof. Leonardo M. Savoia).

Që nga viti 2014 mban titullin Profesore e Asociuar.

Ka drejtuar Departamentin e Romanistikës pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës, nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Që nga viti 2025 mban pozicionin e zvRektores Akademike.

Është autore e shumë kumtesave në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe e një sërë botimesh në kolana shkencore, ndër të cilat Contesti Adriatici, buletine shkencore dhe revista akademike.