Prof. Asoc. Dr. Alva Dani është pedagoge e gjuhës dhe qyteterimit italian në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2009 dhe aktualisht.
Ajo ka përfunduar studimet doktorale në Letërsi italiane në Universitetin e Tiranës dhe ka fituar titullin Profesor i Asociuar në vitin 2023. Veprimtaria e saj akademike përfshin mësimdhënie në lëndët: Teori letërsie, Kritikë letrare, Qytetërim italian dhe Teknologji e mësimdhënies nw gjuhën italiane. Kërkimi shkencor lidhet me fushat e letërsisë së krahasuar, përkthimit dhe ndërkulturalitetit. Ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare, mobilitete akademike Erasmus+, si dhe në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Ka mbajtur postin e Zv/Dekanes së FGJH nga viti 2020 dhe aktualisht. Ka eksperincë disavjeçare në Sigurimin e Brendshëm dhe të Jashtëm të Cilësisë, si pjesë e Komisionit të Sigurimit të Cilesisë, të Njësisë Institucionale, dhe grupeve të hartimit të Instrumenteve dhe Strategjive të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në USH.
Publikimet kryesore:
- Fishta and Sacred Hymns by Manzoni, Journal of Positive School Psychology, 2023.
- The Ferrante Phenomenon in Albania, International Scientific Journal Monte, 2022.
- 3. Liberarsi dalle proprie radici: il percorso della giovane Elena dell’Amica geniale, Vol I, Studii și cercetări filologice, Nr.29, Editura Universităţii din Piteşti Iunie, ISSN online: 2344 – 4851 Romania, 2021.
- Prirje hermetike dhe përkime letrare mes Zorbës dhe Ungarett-it, Revista FGJH, Universiteti i Tiranes, 2020.
- “La letteratura italiana tra le pagine della rivista albanologica Le Pleiadi”. Botuar në Studia Romanica et Anglica. Zagrabiensia II, Vol. LXVI, ISSN 0039-3339. Print. Kroaci, 2019
Projekte të fituara:
- READ: “Enhancing intercultural communication awareness among pre-service teachers”
- Projekt UNISHK: “Firenze, si laborator i kerkimit shkencor mbi qytetërimin italian: Gjuhë, Trashëgimi, Kulturë”