• Ankesa

Prof. as. dr.  Karmen Lazri

karmen.lazri@unishk.edu.al

Dr. Karmen Lazri ka përfunduar studimet universitare në degën Italianistikë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (2008), Masterin e Nivelit të Dytë në Gjuhësi pranë Universitetit të Tiranës (2012), si dhe doktoraturën në Albanologji (2017) me disertacion mbi tipat e fjalëformimit në fjalorët terminologjikë latin-shqip. Që prej vitit 2009 është pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku ligjëron lëndët “Gjuhë dhe kulturë latine”, “Histori e gjuhës italiane” dhe “Gjuhë dhe kulturë italiane”. Ekspertiza e saj përfshin gjuhësinë e aplikuar, filologji, studimet krahasuese, historinë e gjuhës italiane dhe terminologjinë latine. Veprimtaria e saj kërkimore është e pasur me botime në revista shkencore të indeksuara ndërkombëtarisht (SCOPUS, IJEES, IJSEI), si dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore lidhen me gjurmimet filologjike, albanologjike, studimet mbi terminologjinë e gjuhës shqipe dhe ndikimin e latinishtes në gjuhët neolatine.

Dr. Lazri ka mbajtur poste drejtuese akademike, duke qenë drejtues i Departamentit të Gjermanistikës (2020–2023) dhe nënkryetare e Këshillit të Etikës për një periudhë katërvjeçare. Ajo ka dhënë kontribut  në projekte kërkimore kombëtare e ndërkombëtare, si projekti ndërkombëtar E-le.G.A.N.T.S. dhe projekti kombëtar mbi historinë e shtypit në Shkodër.

Publikimet kryesore

  1. Word-formation strategies in Albanian scientific terminology for flora and fauna: A corpus-based morphological analysis (IJEES, 2025).
  2. Ecological lexicography and cultural linguistics: The pragmatics of euphemism, dialect, and standardization in Albanian biodiversity terminology (IJEES, 2025).
  3. Italian culture through architecture, language, and different areas in Albania in the medieval period (IJSEI, 2023).
  4. Euphemisms in Latin and Italian language and culture (IJSEI, 2023).
  5. Përdorimi kontekstual i proverbave dhe maksimave latine në prozën e Anton Harapit (Buletin Shkencor, 2020).

Projekte të fituara

  1. E-le.G.A.N.T.S. (projekt ndërkombëtar për zhvillimin e aftësive digjitale dhe kulturore).
  2. Shtypi në Shkodër nga fillimet e tij deri në vitin 1920, në kohë digjitale (projekt kombëtar, AKKSHI).