Drita Brahimi është pedagoge pranë Departamentit të Romanistikës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku punon prej vitit 2008. Ajo mban gradën Doktor në Letërsi nga Universiteti i Tiranës dhe titullin Profesor i Asociuar. Veprimtaria e saj akademike përfshin mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e letërsisë dhe qytetërimit. Është titullare e lëndëve Teori letërsie, Letërsi franceze, Metodologji e mësimdhënies së letërsisë dhe qytetërimit francez dhe frankofon, Frëngjishtja për nevoja specifike, si dhe Praktikë e gjuhës frënge. Ka qenë pjesë e projekteve dhe grupeve kërkimore ndërkombëtare, ka marrë pjesë në mobilitete Erasmus+ dhe ka shërbyer si eksperte e vlerësimit të jashtëm pranë ASCAL. Ka referuar në konferenca ndërkombëtare në Francë, Itali, Turqi, Spanjë dhe vende të tjera, me fokus letërsinë krahasuese, ndërkulturalitetin dhe didaktikën. Është autore dhe bashkëautore e disa artikujve në revista të indeksuara në SCOPUS. Paralelisht me angazhimin universitar, ajo kontribuon në fushën e përkthimit letrar.
Publikimet kryesore:
- Brahimi, D. (2021). Le Petit Bala ou la Légende de la Solitude de l’écrivain Ridvan Dibra – une oeuvre entre tradition et modernité, Folia Linguistica et Litteraria, nr. 36 (revistë e indeksuar në SCOPUS).
- Tirana, I., Brahimi, D. (2024). The Visual Text Importance in Translation and the Text Manipulations: Case Study of Works by Rodari Translated into Albanian Language, Forum for Linguistic Studies, Vol. 06, Issue 06 (SCOPUS).
- Puka, G., Brahimi, D. (2023). Le « drame » d'un drame albanais au-delà du modèle du réalisme socialiste dans le théâtre albanais des années ‘60–‘70, Synergies Europe, nr. 18 (SCOPUS).
- Brahimi, D. (2018). La guerre d’Espagne – mémoire collective sous l’optique des deux écrivains Malraux et Marko, botuar në Folia Linguistica et Litteraria (SCOPUS).
- Brahimi, D. (2011). Petro Marko – fondateur du roman moderne albanais, Analele Universităţii din Craiova, Langues et Littératures Romanes.
Këto botime përfaqësojnë kontributin më të spikatur në fushën e letërsisë krahasuese, studimeve frankofone dhe përkthimit.
Projekte të fituara:
- Anëtare e projektit AUF (2021) me temë “Krijimi i një programi studimi Bachelor ‘Gjuhë të Huaja të Aplikuara për Turizmin’”, i financuar nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF).