Dr. Karmen Lazri ka përfunduar studimet universitare në degën Italianistikë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (2008), Masterin e Nivelit të Dytë në Gjuhësi pranë Universitetit të Tiranës (2012), si dhe doktoraturën në Albanologji (2017) me disertacion mbi tipat e fjalëformimit në fjalorët terminologjikë latin-shqip. Që prej vitit 2009 është pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ku ligjëron lëndët “Gjuhë dhe kulturë latine”, “Histori e gjuhës italiane” dhe “Gjuhë dhe kulturë italiane”. Ekspertiza e saj përfshin gjuhësinë e aplikuar, filologji, studimet krahasuese, historinë e gjuhës italiane dhe terminologjinë latine.
Veprimtaria e saj kërkimore është e pasur me botime në revista shkencore të indeksuara ndërkombëtarisht (SCOPUS, IJEES, IJSEI), si dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore lidhen me gjurmimet filologjike, albanologjike, studimet mbi terminologjinë e gjuhës shqipe dhe ndikimin e latinishtes në gjuhët neolatine.
Dr. Lazri ka mbajtur poste drejtuese akademike, duke qenë drejtues i Departamentit të Gjermanistikës (2020–2023) dhe nënkryetare e Këshillit të Etikës për një periudhë katërvjeçare. Ajo ka dhënë kontribut në projekte kërkimore kombëtare e ndërkombëtare, si projekti ndërkombëtar E-le.G.A.N.T.S. dhe projekti kombëtar mbi historinë e shtypit në Shkodër.
Publikimet kryesore
- Word-formation strategies in Albanian scientific terminology for flora and fauna: A corpus-based morphological analysis (IJEES, 2025).
- Ecological lexicography and cultural linguistics: The pragmatics of euphemism, dialect, and standardization in Albanian biodiversity terminology (IJEES, 2025).
- Italian culture through architecture, language, and different areas in Albania in the medieval period (IJSEI, 2023).
- Euphemisms in Latin and Italian language and culture (IJSEI, 2023).
- Përdorimi kontekstual i proverbave dhe maksimave latine në prozën e Anton Harapit (Buletin Shkencor, 2020).
Projekte të fituara
- E-le.G.A.N.T.S. (projekt ndërkombëtar për zhvillimin e aftësive digjitale dhe kulturore).
- Shtypi në Shkodër nga fillimet e tij deri në vitin 1920, në kohë digjitale (projekt kombëtar, AKKSHI).