Ingrit Tirana është pedagoge në Departamentin e Romanistikës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2016. Profili i saj kërkimor përfshin fushën e gjuhësisë dhe përkthimit. Ajo ka fituar gradën shkencore Doktor në Shkenca Humane, me nënfushë Shkenca Gjuhësore, pranë Universitetit të Tiranës, ku ka mbrojtur disertacionin me temë “Aspekte gjuhësore dhe kulturore në përkthimet në gjuhën shqipe të veprave të shkrimtarit italian për fëmijë Gianni Rodari”. Ka përvojë të konsoliduar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e përkthimit dhe të gjuhës italiane, ku është titullare e lëndëve Teori dhe teknikë përkthimi, Gjuhë italiane dhe Ludolinguistikë.
Është autore e artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kërkimi i saj fokusohet kryesisht në përkthimin e letërsisë për fëmijë dhe në marrëdhënien ndërmjet gjuhës, kulturës dhe përkthimit.
Publikimet kryesore:
- “The visual text importance in translation and the text manipulations: case study of works by Rodari translated into albanian language.” Botuar në revistën Forum for Linguistic Studies, e indeksuar në Scopus, 2024, nr. 6(6), f. 1150–1163. DOI: 10.30564/fls.v6i6.7041. (Bashkëautorësi)
- “Aspekte të përvetësimit të ndërgjuhës dhe ndikimet nga gjuha mëmë.” Botim në revistën shkencore të FGJH pranë Universitetit të Tiranës, 2023, nr. 7.
- “Les mots alimentaires dans les œuvres de Rodari à travers la fantaisie, l’invention et la traduction.” Botuar në revistën Annales de l’Université « Dunărea de Jos » de Galaţi (Mélanges francophones), 2023, Vol. 18, Issue 21, f. 229. (Bashkëautorësi)
- “Alcune riflessioni sulle traduzioni in lingua albanese delle filastrocche di Rodari: un’impresa tra creatività, invenzione e ideologia.” Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës. Botuar në: Mirela Papa (red.), Letteratura, didattica e traduzione, Filara, 2023, f. 312–328.
- “L’educazione ambientale nella letteratura per l’infanzia albanese.” Aktet e Konferencës Ndërkombëtare, botuar nga Edizioni Digitali del CISVA, Bari, në: P. Guida, O. Bellissimo, & G. Scianatico (red.), Testimoni del cambiamento: Scrittori in viaggio e coscienza ecologica nel Novecento, 2025, f. 484–494. (Bashkëautorësi)
Projekte të fituara:
- Anëtare e projektit kërkimor “Përkthimi i letërsisë italiane për fëmijë në gjuhën shqipe” në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Italiane, (2021-2024).