• Ankesa

Sead Baraku Phd©

sead.baraku@unishk.edu.al

Sead Baraku është pedagog në Departamentin e Turizmit, Fakulteti i Ekonomisë, në Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2014. Ai është doktorant në Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm dhe ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet Master Shkencor në “Turizëm dhe Menaxhim i Qëndrueshëm”.

Ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe marketingut, si dhe është titullar në lëndët e Marketingut në Turizëm, Menaxhimit të Destinacioneve dhe Turizmit të Qëndrueshëm, Zhvillim I Produkteve turistike, Transporti ne t´Turizem.  

Ka marrë pjesë në projekte shkencore dhe zhvillimore si CABRA (Conservation of Agrobiodiversity in Rural Areas of Albania – Peaks of Balkans), FostInno, WOW Albania, Helix, si dhe në konferenca e publikime kombëtare e ndërkombëtare.

Interesat e tij kërkimore përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm të destinacioneve, menaxhimin e turizmit dhe inovacionin në sektorin turisti, agoturizëm, ekoturizëm, turizëm i përvojes, turizëm i aksesueshëm

Ka ndjekur trajnime ndërkombëtare në Turizëm të Qëndrueshëm pranë Universita di LUM, Itaky; Universita di Salento, Italy, Vdizneme University, Latvia, WWF Mediterranean dhe NOAA, si dhe në menaxhimin dhe marketingun e destinacioneve.

Zotëron anglisht, italisht dhe turqisht.

Publikimet kryesore:

  1. Baraku, S. (2025) – Roli i zinxhirit të furnizimit në integrimin e produkteve bujqësore për sipërmarrjet turistike në zonat rurale të Shqipërisë së Veriut – kumtesë prezantuar në aktivitetin kërkimor për turizmin e qëndrueshëm (projekti PLACOD).
  2. Baraku, S, & Bashi. E - Financial Impact of the Agricultural Value Chain on the Tourism Sector in Rural Northern Albania. Eraz Conference 2025
  3. Baraku, S. & Hasaj, A. (2023) – Technological innovation in tourism enterprises in northern Albania – prezantim në konferencën ndërkombëtare REPTIS 2023, fokusuar në inovacionin teknologjik në bizneset turistike të veriut të Shqipërisë.
  4. Hasaj, A. & Baraku, S. (2022) – Innovation technology on connecting agricultural products with tourism enterprises in rural areas of northern Albania – punim mbi integrimin e produkteve bujqësore me sektorin turistik për zhvillim ekonomik në zonat rurale.
  5. Dibra, M. & Baraku, S. (2019) – Regeneration of the protected area of Lake Shkodra for sustainable tourism development – një studim mbi potencialet e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në zonën e Liqenit të Shkodrës, i botuar në Global Journal of Business, Economics and Management: Current Issues.