Arian Gjura është pedagog në Departamentin e Turizmit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2018. Ai ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e turizmit të qëndrueshëm, marketingut, menaxhimit të konfliktit dhe zhvillimit rajonal. Më parë ka punuar në kompani kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit të biznesit dhe marketingut, duke sjellë në akademi përvojë të drejtpërdrejtë nga sektori privat. Ka marrë pjesë në projekte dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë iniciativa të mbështetura nga programet e Bashkimit Evropian. Është aktiv në iniciativa sociale që lidhen me zhvillimin e të rinjve, bashkëpunimin ndërkufitar dhe promovimin e trashëgimisë natyrore e kulturore.
Publikimet kryesore:
- “Artificial Intelligence–Driven Destination Management Systems For Protected Areas: A Socio-Ecological Systems Framework For Sustainable Tourism Governance In The Shkodra Region, Albania” (IJEES).
- Empowering Communities Through Tourism: NGO-driven Social Tourism for Economic Inclusion. (CONFTOUR 2025).
- Rritja e Vlerës Turistike Përmes Përvojave Ndërvepruese Të Artizanatit Në Shkodër (Shkodra në shekuj 2024).
- Navigating Conflicts in Tourism within Protected Areas: Stakeholders and Solutions (literature review). (CONFTOUR 2024).