Romina Dhora është pedagoge në departamentin e Turizmit, fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2006. Romina Dhora ka mbaruar studimet universitare për Marketing dhe Turizëm, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Ajo ka vazhduar studimet pasuniversitare në fushën e Marketingut, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në 2007. Në korrik 2016 ka marrë gradën “Doktor Shkencash” pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e marketingut dhe turizmit dhe është titullare në lëndët: Turizëm Gastronomik, Turizëm Kulturor, Manaxhim i Shërbimit të Ushqimit dhe Pijeve, Drejtim Shërbimesh dhe Cilësie në Turizëm, Sjellje Konsumatore. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e tij/saj kërkimore përfshijnë turizmin gastronomik, shërbime dhe mikpritje, sjellje konsumatore.
Aktiviteti akademik ka qënë në rritje të vazhdueshme. Ajo ka punuar në një numër të konsiderueshëm artikujsh dhe projektesh
Publikimet kryesore:
- The role of the restaurant sector in promoting the local cuisine. The case of Shkodra City.
- The impact of socio-demographic characteristics of tourists participating in gastronomic activities
- The role of geographical indication products in building the identity of a gastronomic touristic destination in Albania
- Analysis of tools and drivers affecting the demand for gastronomy tourism development