Arjeta Anamali është pedagoge e brendshme në Departamentin e Turizmit, Fakulteti Ekonomik, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2023. Më parë ka kontribuar si pedagoge e jashtme në të njëjtin departament që nga viti 2010.
Në vitin 2018 ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Marketing. Ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushat e turizmit dhe marketingut dhe është titullare e lëndëve: Ekoturizëm dhe Turizëm Rural, Marketing Metrik dhe Strategji Turizmi.
Dr. Anamali ka marrë pjesë në projekte shkencore dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, me interesa kërkimore në marketing, turizëm rural, turizëm gastronomik dhe sjellje konsumatore.
Publikimet kryesore:
- Anamali, A., & Dhora, R. (2024). Management perspectives on service recovery strategies in the hotel industry, Albania. In Proceedings of the 10th International Scientific-Business Conference LIMEN 2024.
- Anamali, A., & Anamali, A., Shosha, B. (2025). The importance of research in tourism businesses in Shkodra. Interuniversity Scientific Conference “Challenges and Prespectives of Sustainable Tourism Development” CONFTOUR 2025.