• Ankesa

Dr. Alkida Hasaj

alkida.hasaj@unishk.edu.al

Dr. Alkida Hasaj është pedagoge në Departamentin e Turizmit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2005. Ajo ka përvojë të konsoliduar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e marketingut strategjik, branding-ut dhe turizmit të qëndrueshëm. Ka shërbyer si Drejtuese e Departamentit të Turizmit (2024–2025). Është coach dhe trajnuese në CSL – School of Leadership, si dhe e çertifikuar në metodologjinë Collaborative Discussion Toolkit nga Interactivity Foundation (Washington, DC, USA). Është anëtare e Bordit të Albania-United States Alumni (AUSA) për periudhën 2022–2028 dhe ka shërbyer si Chair e Bordit gjatë periudhës shtator–nëntor 2025. Aktiviteti i saj përfshin projekte për zhvillimin e destinacioneve dhe publikime në revista shkencore ndërkombëtare.

Publikimet kryesore

  1. Kruja, D. & Hasaj, A. (2010). Comparisons of stakeholders’ perception towards the sustainable tourism development and its impacts in Shkodra Region (Albania). Turizam, 14(1), 1–12.
  2. Hasaj, A. & Kruja, D. (2016). Innovative approach for tourism enterprise in Albania. European Journal of Service Management, 20, 17–24.
  3. Hasaj, A. & Krymbi, E. (2013). Branding Strategy for Non-Profits in Developing Countries: Case Study – Albania. Academic Journal of Interdisciplinary Studies.
  4. Hasaj, A. & Kruja, D. (2023). The influence of brand orientation dimensions on organizational performance of non-profit organizations in Albania. Acta Polytechnica Hungarica, 20(3), 175–194.
  5. Hasaj, A. & Krymbi, E. (2015). The Historical and Legal Development of Nonprofit Sector in Albania: Case Study – Red Cross Albania.

Projekte

  1. WOW Albania (2022–2025) – Koordinatore e projektit për promovimin e destinacioneve turistike dhe fuqizimin e identitetit territorial në Shqipërinë e Veriut.