Dr. Aurora Kinka (Pulti) është pedagoge në departamentin e Financë-Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2004.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e financës dhe titullare në lëndët “Principet e Financës dhe Investimeve”, “Menaxhim Financiar” dhe “Financa e Korporatave”.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë, menaxhimin financiar dhe financat lokale.