Emanuela Furramani është pedagoge në departamentin e së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prej vitit 2013. Ajo ka mbaruar studimet e larta Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin “La Sapienza” Romë, Itali në vitin 2009. Në vitin 2010 ka mbaruar studimet në Master profesional të nivelit të dytë në “Mbrojtjen Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut” pranë Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti “La Sapienza”, Romë, Itali. Ajo ka fituar gradën shkencore «Doktor i shkencave» dhënë nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit “Tor Vergata”, Itali, në vitin 2017 dhe titullin akademik “Profesor i Asocuar” dhënë nga Universiteti i Tiranës në shtator të vitit 2023. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e së drejtës penale, së drejtës penale ekonomike, së drejtës ndërkombëtare penale dhe është titullare e lëndëve «E Drejtë Penale, Pjesa e Përgjithshme», «E Drejtë Ndërkombëtare Penale» dhe «Kriminalistikë». Ajo është autore dhe bashkëautore e shumë artikujve të botuar në revista akademike të indeksuara brenda dhe jashtë vendit si dhe ka marre pjesë vazhdimisht në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Publikimet kryesore:
- - E. Furramani, Rr. Bushati, Riflessioni sulla libera autodeterminazione del paziente nella scelta delle cure mediche: uno sguardo comparativo tra Italia e Albania, publikuar në Diritto pubblico Europeo Rassegna on line, fascicolo 1, 2021, Napoli, DPER online, 1/2021-ISSN 2421-0528, fq. 263-286.
- -E. Furramani, P. Guli (Hoti), Proportionality: A Principle to be Re-evaluated in Albanian Criminal Law, publikuar në Academic Journal of Interdisciplinary Studies, Korrik 2022, Vol. 11, No 4, E-ISSN 2281-4612 ISSN 2281-3993, Richtmann Publishing, fq. 311-323.
- - E. Furramani, Rr. Bushati, The Principle of "Non-Refoulement" and its Evolution in the Jurisprudence of the European Court of Human Rights, publikuar në Academic Journal of Interdisciplinary Studies, Maj 2022, Vol. 11, No 3, E-ISSN 2281-4612, ISSN 2281-3993, Richtmann Publishing, fq. 107-120.
- - E. Furramani, "Il regime speciale negli istituti penitenziari di massima sicurezza e tutela dei diritti dei detenuti in Albania", publikuar në "Salute e dignità umana in carcere", Orientamenti bioetici, Quaderni di Bioetica, Nr. 22, a cura di L. Chieffi, Mimesis, Milano-Udine, 2023, fq. 415-429.
- - Rr. Bushati, E. Furramani, “Potential Effects and Concerns of the Agreement Between Italy and Albania on Managing Migratory Flows”, publikuar në Journal of Liberty and International Affairs 10 (3), 2024, fq. 28-43.