• Ankesa

Prof. As. PhD. Paulina GULI (HOTI)

paulina.hoti@unishk.edu.al

Është pedagoge e Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Shkodër prej shkurtit 2005 e në vazhdim.

Ka mbrojtur doktoratën në Francë me temë “Specializimi i gjykatave në të drejtën franceze dhe shqiptare” në vitin 2008.

Ka fituar titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 2015.

Aktiviteti profesional përfshin: DEKANE e Fakultetit të Drejtësisë 2025 e në vazhdim; anëtare senati 2007-2009, 2020 e në vazhdim; zëvendës rektore e USH-së 2020-2025; kryeredaktore e buletinit shkencor, seria e shkencave juridike; sekretare shkencore e serisë së shkencave ekonomike-juridike, anëtare e Këshillit të Fakultetit, anëtare e Këshillit të Etikës.

Profili akademik dhe kërkimor përfshin fushat e së drejtës si: organizim i pushtetit gjyqësor, të drejtat e njeriut, të bioetikës, e drejtë ndërkombëtare penale dhe të së drejtës penale. Ajo ka publikuar disa punime në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka prezantuar punime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë anëtare bordi shkencor si dhe anëtare grupi pune për studimet e praktikës gjyqësore.

Aktiviteti publik përfshin: Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, legjislatura XVIII (shtator 2009- shtator 2013), anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administrimin Publik dhe të Drejtat e Njeriut, anëtare e Komisionit për Politikën e jashtme; Ao ka qënë Zëvendësministre e Ministrisë së Drejtësisë (Maj 2009- Shtator 2009).

Punimet e fundit:

  1.  Normativa costituzionale del 1925 sulla Corte dei conti – istituzione di una magistratura speciale? [P. Guli (Hoti)], për konferencën shkencore ndërkombëtare “Aspetti di storia del diritto pubblico albanese: la Constituzione del 1925”, organizuar nga Departamenti Juridik i Universitetit të Bergamos në Bergamo (Itali), korrik 2025.
  2. Law and legal language: A comparative Analysis of Legal eLinguistic Rules (P. Guli (Hoti), N. Hoti), publikuar në Juridicial Tribune- Review of Comparative and International Law 15, n. 1 (March 2025): 63-75.
  3. Proportionality: A Principle to be Re-evaluated in Albanian Criminal Law, [E. Furramani, P. Guli (Hoti)], publikuar në Academic Journal of Interdisciplinary Studies, Korrik 2022, Vol. 11, No 4, E-ISSN 2281-4612 ISSN 2281-3993, Richtmann Publishing, fq. 311-323.