• Ankesa

Prof. As. Dr. Irma Baraku

irma.baraku@unishk.edu.al

Irma Baraku është pedagoge e Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prej vitit 1996.

Ajo është titullare në lëndët E drejtë kushtetuese e krahasuar, Filozofi e së drejtës dhe E drejta e procedurës administrative.

Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë fushat e filozofisë së të drejtës dhe të drejtës publike me fokus të veçantë në të drejtën për informim, mediat, të dhënat personale dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Ka mbajtur pozicione të ndryshme si  anëtare e Komisionit për Garantimin e Standardeve të Cilësisë dhe Programeve të Studimit në USH (2021-2025); Dekane e Fakultetit të Drejtësisë (2024-2025); Drejtore e Departamentit Juridik ((1997-1999), anëtare e Redaksisë së Buletinit Shkencor-Seria e shkencave juridike.

Është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, funksion që e ka ushtruar në vitet 2010-2018.

Prej vitit 2018 është eksperte pranë “Rrjeti Europian i ekspertëve ligjorë për barazinë gjinore dhe mos-diskriminimin” (EELN).

Publikimet kryesore:

  1. Baraku, I., Busetta, G., Statistical and taste-based discrimination in the labor market: an analysis of European Countries to identify optimal policy interventions. Qual Quant (2024).
  2. European Commission, Directorate-General for Justice and Consumers, Baraku, I., Country report non-discrimination –Transposition and implementation at national level of Council Directives 2000/43 and 2000/78 – Albania 2022, Publications Office of the European Union, 2022.
  3. Baraku, I., E drejta për informim- Kuadri ligjor dhe çështje të praktikës, Monografi shkencore, Tiranë 2020.