• Ankesa

Prof. As. Dr. Entela Baci (Hoxhaj)

entela.hoxhaj@unishk.edu.al

Prof. As. Dr. Entela Baci (Hoxhaj) është pedagoge në Departamentin e të Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2002. Aktualisht është pedagoge e të drejtës administrative dhe të drejtës së krahasuar. Që nga viti 2019, ajo është eksperte për Shqipërinë pranë “Rrjetit Europian të ekspertëve ligjorë për barazinë gjinore dhe mos-diskriminimin.”
Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka përfunduar studimet universitare për “Jurist” në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë dhe “Mësuese e Fizikës” në vitin 2003 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Studimet pasuniversitare i ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku ka marrë gradën “doktor” në vitin 2012 dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” në vitin 2015

Gjatë periudhës 2006-2016 ka qenë Përgjegjëse e Departamentit Juridik dhe Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, si dhe anëtare e Redaksisë së Buletinit Shkencor të Universitetit, Seria e Shkencave Juridike, në vitet 2007-2016 dhe 2025 e në vijim. Aktiviteti i saj kërkimor e shkencor është përqendruar kryesisht në cështje të së drejtës kushtetuese në Shqipëri, evolucionit kushtetues në Evropë, si dhe në zhvillime e problematika të lidhura me të drejtat e njeriut.

Publikimet dhe referimet më të fundit:

  1. “Pavarësia e gjyqësorit në Evropën Lindore në kuadër të integrimit Evropian” referuar në Konferencen CONFLAW2024 “The process of harmonization of Albanian law with the EU and the experiences of other countries – Theoretical and practical issues”, të organizuar nga FD i USH në bashkëpunim me Departamentin Juridik të Universitetit të Firenzes, Shkodër, 5 dhjetor 2024.
  2. “Roli i amicus curiae të Komisionit të Venecias në forcimin e institucioneve kushtetuese” referuar në konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Bocconi i Italisë me Komisionin e Venecias me titull “The Venice Commission 1990-2025. Taking stock of 35 years for democracy through law” në Milano (Itali), 14-17 maj 2025.
  3. “Një analizë krahasuese për mandatin e deputetit në Kushtetutën Shqiptare të vitit 1925” referuar në konferencën shkencore ndërkombëtare “Aspetti di storia del diritto pubblico albanese: la Constituzione del 1925” të organizuar nga Departamenti Juridik i Universitetit të Bergamos në Bergamo (Itali), 8 korrik 2025.