• Ankesa

Dr. Gasper Kokaj

gasper.kokaj@unishk.edu.al

Prof. Gasper Kokaj është pedagog në Departamentin e së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 1995.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e së Drejtës Publike dhe së Drejtës Kushtetuese, ku është edhe titullar i këtyre lëndëve. Prof. Kokaj ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe botime kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e tij kërkimore përfshijnë të drejtën publike dhe kushtetuese, me fokus të veçantë në të drejtën e votës, sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore.

Ai ka pasur role udhëheqëse në akademi, duke drejtuar Fakultetin e Drejtësisë për disa mandate, gjithsej 18 vjet. Po ashtu, ka shërbyer si anëtar dhe nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë, me status kushtetues të barabartë me anëtarin e Gjykatës së Lartë. Prof. Kokaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Departamentit të së Drejtës Publike dhe anëtar i Senatit Akademik për 23 vjet.