• Ankesa

Dr. Arenca Trashan

arenca.trashani@unishk.edu.al

Dr. Arenca Trashani është pedagoge në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1995. Studimet universitare dhe doktorale i ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Aktualisht është titullare në lëndët e drejtë ndërkombëtare publike, e drejta e tregut të brendshëm të BE dhe teknikë lëgjislative. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Interesat e tij/saj kërkimore përfshijnë të drejtën ndërkombëtare publike, organizatat ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe çështje të integrimit evropian.

Ka mbajtur postin e Drejtores së Departamentit  dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në vitet 2001 – 2004. Në vitet 2005 – 2007 ka mbajtur postin e Ministrit të Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë. Në vitet 2005 – 2013 ka qenë deputete e Parlamentit Shqiptar. Ajo ka eksperiencë si konsulente me organizata si OSBE, UNDP, NDI, CoE.

Publikimet dhe referimet më të fundit:

  1.  “ The relationship between sovereignty and self-determination and their impact tpo the protection of human rights” – referuar në Konferencën Ndërkombëtare  "From the Right to Self-determination to the Right to Peace: Human and Peoples’ Rights in the Collapsing Multilateral Order", Universiteti i Padovas, Itali, 10-11 Nëntor 2025
  2. Roli i Parlamentit në Kushtetutën e e vitit 1925” – referuar në Konferencën shkencore Ndërkombëtare “Aspetti di storia del diritto publico Albanese: la Costituzione del 1925”, organizuar nga departamenti Juridik i Universitetit të Bergamos, Bergamo, Itali, 8 korrik 2025.
  3. “Humanitarian intervention and its impact to state  sovereignty and human rights” tek “Territorial politics and secession. Constitutional and international law dimension”, Martin Belov Ed, Palgrave Maximillian, ISBN 978-3-030-64402-4, April 2021.