Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)

 

Ҫdo person kur e çmon të nevojshme ka të drejtë të bëjë ankesë apo kërkesë pranë Universitetit të Shkodrës”Luigj Gurakuqi”. Përveçse kur ligji parashikon një formë të caktuar, çdo kërkesë apo ankesë me të cilën një person i drejtohet Universitetit të Shkodrës”Luigj Gurakuqi” (USH), mund të bëhet në formë të shkruar : deklarohet verbalisht para organit public dhe të regjistrohet nga ky i fundit ose të bëhet në çdo formë tjetër të përshtatshme.

 

Kërkesa/ankesa konsiderohet në formë të shkruar edhe kur ajo dërgohet në rrugë elektornike, me kusht që të tregojë qartë autorin e saj.

 

Kërkesa apo paraqitja e ankesës duhet të jetë e mjaftueshme, e qartë për të përcaktuar kërkuesin si dhe qëllimin.

 

Ajo paraqitet drejtëpërdrejtë në USH, ose në çdo njesi të tij.