• Ankesa

Prof. Dr. Blerta Dragusha

blerta.dragusha@unishk.edu.al

Prof. Dr. Blerta Dragusha është pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Financë-Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku kontribuon në mësimdhënie dhe kërkim shkencor që prej vitit 1998. Aktualisht mban detyrën e Zv. Rektores për Kërkimin Shkencor dhe Ndërkombëtarizimin. Fusha e saj e studimit janë Investimet e Huaja Direkte, Financa e Korporatave, Përgjegjësia Sociale, Struktura e Kapitalit, Menaxhimi Financiar etj.  Është autore dhe bashkautore e një sërë publikimesh në revista dhe botime ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca shkencore. Ka mbajtur postin e Drejtueses së Departamentit të Financë-Kontabilitetit gjatë viteve 2009–2016 dhe Dekane e Fakultetit Ekonomik gjatë viteve 2016-2024. Ka eksperiencë në pjesmarrje dhe koordinim të projekteve kërkimore dhe zhvillimore me partnerë kombëtarë dhe  ndërkombëtarë, si dhe eksperienca mësimdhëniejeje në Universitete Evropiane dhe Amerikane. Gjithashtu, kontribuon si anëtare në borde editoriale nw revista shkencore  dhe konfereca ndërkombëtare.

Publikimet kryesore:

  1. The impact of state regulations on Foreign Direct Investment Flow in the Western Balkans (2026), Virtus Interpress https://doi.org/10. 22495/jgrv15i1art23
  2. Synergizing Sustainability and Financial Prosperity: Unraveling the Structure of Business Profit Growth through Consumer-Centric Strategies- The cases of Kosovo and Albania (2024), International Journal of Financial Studies https://doi.org/10. 3390/ijfs12020035
  3. Investigating Accounting factors through Audited Financial Statements in Businesses toward a Circular Economy: Why a Sustainable Profit Through Qualified Staff and Investment in Technology? (2023), Administrative Sciences https://doi.org/10.3390/admsci13030072   
  4. The impact of foreign trade liberalization on Albania’s economic growth: An econometrical approach (2023), Journal of Eastern European and Central Asian Research  https://doi.org/10.15549/jeecar.v10i2.1097  

Projekte të fituara:

  1. GERMIN Diaspora4Innovation (2025)
  2. READ Fellowship Programme (2022)
  3. U-SIA (618997-EPP-1-2020-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP), (2021)