• Ankesa

THIRRJE PUBLIKE

Për hapjen e Kurseve të Gjuhës Shqipe
pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
(për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut)

 

Departamenti i Gjuhësisë, pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e Kurseve të Gjuhës Shqipe, të destinuara për të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, të interesuar për të mësuar gjuhën shqipe dhe për të certifikuar njohuritë e tyre në këtë gjuhë.

 

Kurset zhvillohen në përputhje me Kornizën e Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët (CEFR) dhe ofrohen në nivelet: A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2. Ata realizohen nga staf akademik i kualifikuar i Departamentit të Gjuhësisë.

 

Mësimi ofrohet në dy forma:

  • me prezencë fizike, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”;
  • online, për pjesëmarrësit që nuk kanë mundësi ndjekjeje fizike.

 

Në përfundim të çdo niveli, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë Zyrtare të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, e cila vërteton nivelin e arritur të njohurive në gjuhën shqipe.

 

Të interesuarit për ndjekjen e kurseve ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun e mëposhtëm:

👉 Apliko këtu

 

Ndërsa, personat që zotërojnë njohuri paraprake të gjuhës shqipe, kanë mundësi të aplikojnë vetëm për certifikimin e gjuhës shqipe. Aplikimi kryhet përmes formularit përkatës:

👉 Apliko këtu:

 

Për informacion të mëtejshëm, lutemi të kontaktoni: orjeta.baja@unishk.edu.al