• Ankesa

Dr. Vilma Piroli

vilma.piroli@unishk.edu.al

Dr. Vilma Piroli është Biologe me rreth 15 vite përvojë në kërkim shkencor, mësimdhënie dhe angazhim akademik. Aktualisht ajo shërben si Kërkuese Shkencore pranë Qendrës së Studimit të Ujërave në Rajonin e Shkodrës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës në degën Biologji, ndërsa në vijim në po të njëjtin universitet ka ndjekur Studimet e Nivelit të Dytë në Biologji Mjedisore dhe Doktoratën në fushën e Biologjisë së Ruajtjes. Fusha e saj e kërkimit përfshin studime për gjallesat e rrezikuara me zhdukje dhe habitatet e tyre, zoologji, herpetologji dhe ekologji ujore, me fokus të veçantë në studimet mbi mjedisin detar dhe breshkat detare.

Është autor dhe bashkautor i dhjetëra publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara, si dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e MTSG-IUCN dhe ndër vite ka udhëhequr dhe kontribuar në mbi tridhjetë projekte kërkimore të financuara nga Bashkimi Evropian, GEF, UNDP, RAC-SPA, USH, AKKSHI, Ministria e Arsimit etj.

Përveç angazhimit akademik, ajo prej vitit 2022 është Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në USH ku është e përfshirë në koordinimin e punës me donatorët, institucione të kërkimit shkencor dhe stafin akademik, duke kontribuar në zhvillimin e praktikave bashkëkohore për hartimin dhe zbatimin e projekteve me financim të huaj dhe vendas dhe politikave relevante në realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në kërkim shkencor dhe avancimin e kërkimit shkencor në USH.

Publikimet kryesore:

Artikuj shkencor:

Piroli V. & Haxhiu I. (2020): Nesting of loggerhead turtle (Caretta caretta) in southeast Adriatic confirmed. Natura Croatica, 29 (suppl. 1), 23-30. https://hrcak.srce.hr/249247

Piroli V. & Haxhiu I. (2020): Sex ratio of the loggerhead turtle (Caretta caretta) in Drini Bay. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Bul. Shk. Ser. Nat. Nr70: 83-99.

Jančič, M., Salvemini, P., Holcer, D., Piroli, V., Haxhiu, I. & Lazar, B. (2022): Apparent increasing importance of Adriatic Sea as a developmental habitat for Mediterranean green sea turtles (Chelonia mydas). Nat. Croat., Vol. 31, No. 2, 225-240, Zagreb, 2022. https://hrcak.srce.hr/file/417210

Mazaris A.D., Dimitriadis C., Papazekou M., Schofield G., Doxa A., Chatzimentor A., Turkozan O., Katsanevakis S., LioliouA., Abalo-Morla S., Aksissou M., Arcangeli A., Attard V., Attia El Hili H., Atzori F., Belda E.J., Ben Nakhla L., Berbash A.A., Bjorndal K.A., Broderick A.C., Camiñas J.A., Candan O., Cardona L., Cetkovic I., Dakik N., de Lucia G.A., Dimitrakopoulos G.P., Diryaq S., Favilli C., Fortuna C.M., Fuller W.J., Gallon S., Hamza A., Jribi I., Ben Ismail M., Kamarianakis Y., Kaska Y., Korro K., Koutsoubas D., Lauriano G., Lazar B., March D., Marco A., Minotou C., Monsinjon J.R., Naguib N.M., Palialexis A., Piroli V., Sami K., Sönmez B., Sourbès L., Sözbilen D., Vandeperre F., Vignes P., Xanthakis M., Köpsel V., Peck M.A. (2023): Priorities for Mediterranean marine turtle conservation and management in the face of climate change. Journal of Environmental Management, Volume 339. ISSN 0301-4797. https://doi.org/10.1016/j.jenvman.2023.117805.

Konferenca të publikuara:

Piroli V. & Haxhiu I. (2023): Loggerhead Turtle Scattered Nesting in Albania: Recent Findings and Future Expectations. Proceedings of the International Scientific Conference “New Perspectives on Global Education, Research and Innovation”, October 27th-28th, 2022, Shkodër, Albania.

Piroli V. & Haxhiu, I. (2016): Green turtle (Chelonia mydas) in Albanian waters. In: Belskis, L., Frey, A., Jenson, M., LeRoux, R., and Stewart, K. compilers. Proceedings of the Thirty- Fourth Annual Symposium on Sea Turtle Biology and Conservation. NOAA Technical Memorandum NOAA NMFS-SEFSC-701, New Orleans, Louisiana USA 2014, pp.135. doi:10.7289/V5/TM-SEFSC-701.

Piroli V. & Haxhiu I. (2012): Taxonomic and bio-ecologic study of a Sea Turtle population in Drini Bay – Patok 2010. Book of abstracts of International Conference of Ecosystems (ICE) Tirana, Albania.

Projekte kryesore të fituara:

  1. Që prej shkurt 2026 e në vazhdim menaxhon projektin “Karakterizimi taksonomik dhe modelimi hapësinor i biodiversitetit të Lumit Kir (BioKir)” të financuar nga USH..
  2. Që prej korrik 2025 e në vazhdim menaxhon projektin “Protection and recovery of highly mobile marine species in the programme area (SPEEDY)” të financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic i BE-së.
  3. Në periudhën shtator 2022-shtator 2024 ka punuar si ekspert i herpetofaunës në projektin “Për një menaxhim dhe digjitalizim mbi baza shkencore te biodiversitetit në Qarkun e Shkodrës (MEDIVER)” të financuar nga AKKSHI.
  4. Në periudhën shtator 2019-nëntor 2020 ka realizuar koordinimin shkencor të projektit “Collective Actions for Improving the Conservation Status of the EU Sea Turtle Populations: Bordering Areas” të financuar nga programi LIFE i BE-së.
  5. Në periudhën gusht 2017-tetor 2018 ka menaxhuar projektin “BRESHKA” të financuar nga GEF/SGP dhe UNDP.
  6. Në periudhat korrik-tetor 2017 dhe 2018 ka drejtuar kërkimin shkencor për projektin “Turtle Nesting Survey in landfall area” të financuar nga TAP.
  7. Në periudhën gusht 2013-shkurt 2016 ka realizuar koordinimin shkencor të projektit “Network for the conservation of cetaceans and sea turtles in Adriatic- NETCET” të financuar nga Programi Interreg i BE-së: