Dr. Nevila Bushati është kërkuese shkencore dhe lektore pranë QSURSH dhe Departamentit të Biologji-Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", që prej vitit 2001. Ajo ka përvojë të konsoliduar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në mikrobiologji, mikrobiologji mjedisore, diagnostike dhe të ujërave. Specializimet pasuniversitare i ka kryer në Institutin e Higjienës, Graz, në fushën e mikrobiologjisë, virologjisë, serologjisë dhe identifikimit molekular të mikroorganizmave zoonotikë me metodën PCR, si dhe në Institutin e Zoologjisë, Heidelberg, në biomonitorim dhe teste ekotoksikologjike (Micronucleus, Fish Egg Assay, EROD). Ka qenë koordinatore lokale në projekte ndërkombëtare për monitorimin e Liqenit të Shkodrës dhe eksperte në projekte të financuara nga BE dhe Banka Botërore. Ka marrë pjesë në mbi 36 konferenca dhe ka publikuar mbi 27 artikuj shkencorë. Aktualisht është zëvendësdekane e Fakultetit të Shkencave të Natyrës prej Shtatorit 2024, menaxhere e Qendrës së Diagnostikimit Mikrobiologjik “Wolfdieter Sixl” prej Shkurtit 2015 dhe sekretare shkencore e Buletinit Shkencor prej Qershorit 2017.
Publikimet kryesore:
- Bushati, N., & Neziri, A. (2017): Microbiological and physico-chemical data of Shkodra Lake for months June–July–August. Mediterranean Journal of Social Sciences, 8(1), 372–376. doi.org/10.5901/MJSS.2017.V8N1P372
- Bushati, N., & Neziri, A. (2020): The microbiological and physico-chemical quality of surface and groundwaters of Buna River–Protected Landscape and Velipoja (Albania). Journal of International Environmental Application & Science, 15(4), 224–232.
- Bushati, N., Neziri, A., & Mustafa, A. (2023). Physico-chemical and bacteriological evaluation from groundwaters of Puka city. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 13(2), 45–50. https://doi.org/10.31407/ijees13.206
- Bushati, N. (2024): Assessment of the anthropogenic impact on the quality of the surface waters of Lake Shkodra (Albanian Part). Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences, 10(3). doi.org/10.2478/ajbals-2024-0018
- Bushati, N., Brunga, A., & Rakaj, M. (2025): Assessment of microbial quality in private water sources of Shkodra city through Compact Dry EC and membrane filtration method. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 15(2), 185–192. https://doi.org/10.31407/ijees15.2
Eksperte dhe bashkëpunëtore në projektet ndërkombëtare:
Projekt nr. 1: Anëtare e grupit të punës në projektin ʺProtection and recovery of highly mobile marine species in the programme area” (SPEEDY). Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Financuar nga EU: Projekt IPA INTERREG, South Adriatic 2025 e në vazhdim.
Projekt nr. 2: Anëtare e projektit "An integrated strategy to assess and evaluate water quality of Lake Shkodra" (Förderung durch EU FP6) (ESA) - “Një strategji e integruar për vlerësimin dhe analizimin e cilësisë së ujit të Liqenit të Shkodrës”, financuar nga Programi FP6 i BE-së) (ESA). Instituti për Kërkime Mjedisore, Departamenti për Analizën e Ekosistemeve (ESA), RWTH Aachen. Partnerë - Universiteti i Heidelberg-ut, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Podgoricës, Mali i Zi, Universiteti i Selanikut, Greqi, Universiteti i Bonit. Financuar nga: EU (FP6) 2007-2009.
Projekt nr. 3: Anëtare e projektit “Menaxhimi i integruar i Liqenit të Shkodrës”.
Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkpunim Ministrinë e Mjedisit e Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Financuar nga: World Bank 2006-2012.
Projekt nr. 4: Koordinatore lokale e grupit të punës për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi “ në projektin Eulimnios: Monitorimi i integruar dhe investigimet ekologjike të Liqenit të Shkodrës”.
Objekti studimi: “Investigimet mikrobiologjike të liqenit të Shkodrës” dhe “Testi i mikronukleusit në eritrocitet e Cyprinos carpio (Teleostei pisces) në liqenin e Shkodrës”. Universiteti i Heidelbergut, Instituti i Zoologjise, Gjermani. Financuar nga: HRK (Konferenca e Rektorëve Gjermane), viti 2005-2006.
Projekt nr. 5: Koordinatore lokale për nënprojektin “Zebra fish, EROD, Mikronukleus”., në projektin EULIMNIOS: “Monitorimi i integruar i liqenit të Shkodrës”. Universiteti i Heidelbergut, Instituti i Zoologjise, Gjermani. Financuar nga: HRK (Konferenca e Rektorëve Gjermane) viti 2002-2006.
Projekt nr 6: Koordinatore lokale e grupit të punës për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për projektin EULIMNIOS “Monitorimi i integruar dhe investigimet ekologjike të liqenit të Shkodrës” dhe "Vlerësimi i integruar i sedimenteve të Liqenit të Shkodrës"
Objekt studimi “Investigimet mikrobiologjike të liqenit të Shkodrës” dhe “Biotestet me peshqit Zebra”. Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Podgoricës. Financuar nga: HRK (Konferenca e Rektorëve Gjermane), viti 2002-2004