Dr. Hajrije Dibra është punonjëse kërkimore - shkencore në Qendrën e Studimit të Ujërave të Rajonit të Shkodrës dhe lektore pranë Departamentit të Biologji – Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2021. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave” pranë FSHN, Universiteti i Tiranës në vitin 2017 me temë: “Ndotja mikrobike e ujërave të Fushë – Krujës, ndikimi në mjedis dhe shëndetin publik”.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Mikrobiologjisë dhe është titullare në lëndët: Hyrje në mikrobiologji, Mikrobiologji ushqimore, Mikrobiologji e ushqimeve të fermentuara. Interesat e saj kërkimore përfshijnë: mikrobiologjinë e ujit dhe të ushqimit, sigurinë ushqimore, patogjenët e transmetuar nga uji dhe ushqimi. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Ajo ka 5 vite eksperiencë pune. Kryetare komisioni për garantimin e standarteve të cilësisë në FSHN për vitin 2024-2025.
Publikimet kryesore:
- H. Dibra. (2024): “Evaluation of the quality of wet and dy sand in Velipoja beach, Albania through mcrobioogical parameters”. Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences (AJBALS) ISSN 2410- 8693, Graz-Austria, November 2024.
- H. Dibra, N. Bushati, & A. Neziri. (2023): Evaluation of Microbiological and Physico-Chemical Parameters of Velipoja Beach, Albania. 4th International Conference on Agriculture and Life Sciences (ICOALS 4), Tirana, Nëntor 2023, Proceedings.
- H. Dibra. (2022): “Assessment of quality of water wells in the district of Kruja through physico – chemical and microbiological analyses”. Ballkan Journal of Interdisciplinary Research (BJIR), Graz- Austria Vol.8 (2): pg. 99-105. ISSN2410-759X6.
- H. Dibra, A. Dibra, M. Çopani (2022): “Vlerësimi i cilësisë së ujit të pijshëm në qytetin e Krujës përmes parametrave mikrobiologjike dhe kimike”. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Buletin Shkencor Nr. 72, Seria e Shkencave të Natyrës. ISSN 2221-6847.
- H. Dibra, N. Bushati (2021): “Assessment of the water quality of Shkodra Lake through microbiological parameters”. 9 th International Scientific Conference On Climate Change Economic Development Environmen and People (CCEDEP), November 2021, Shkoder, Albania.
- H. Dibra, F. Veseli (2025): “Vlerësimi i cilësisë së ujit në stacionet Zezë dhe Gjolë si degë të lumit Ishëm, bazuar në parametra fiziko- kimike dhe mikrobiologjike”. Buletin Shkencor, Seria e Shkencave të Natyrës. Nr. 74. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Projekte të fituara:
- Anëtare e projektit: “The usage of floating wetland platforming photoremediation of wastewater in Buna River and the dertemination of physico – chemical, biological and microbiological parameters before and after use of the platforms”.
- Anëtare e projektit:“Karakterizimi taksonomik dhe modelimi hapësinor i biodiversitetit të Lumit Kir”, viti 2026, finacuar nga USH.