Volfrida Toma është pedagoge e Algjebrës në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ajo ka përvojë të gjatë në mësimdhënie universitare në fushën e algjebrës. Krahas aktivitetit akademik në matematikë, ajo është e angazhuar në kërkim shkencor ndërdisiplinor në fushën e ekonomisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Interesat e saj kërkimore përfshijnë punësimin në turizëm, kapitalin njerëzor, ndikimin e trajnimit profesional, analizën empirike të rritjes ekonomike dhe aplikimin e metodave statistikore. Është autore dhe bashkautore e artikujve të botuar në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara në Scopus, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca ndërkombëtare.
Publikimet kryesore:
- Toma, V. (2025).
Tourism Employment and Economic Growth in Albania: An Empirical Assessment.
Edelweiss Applied Science and Technology, 9(6), 1117–1128.
doi.org/10.55214/25768484.v9i6.8033 - Toma, V., Boriçi, A. (2025).
Human Ecology as a Driver of Green Employability: An Empirical Analysis of Tourism Ecosystems in Northern Albania.
International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 15(6), 273–278.
https://doi.org/10.31407/ijees15.633
(Scopus) - Toma, V., Boriçi, A. (2025).
Educational Pathways and Employment Stability: A Comparative Study of Vocational and University Graduates in the Tourism Sector of Northern Albania.
European Journal of Social Science Education and Research, 12(4), 44–61.
doi.org/10.26417/a3mnxs64
(Scopus) - Toma, V., Boriçi, A. (2024). Exploring “Luigj Gurakuqi” University Students’ Career Goals and Perceptions in the Tourism Industry: Emphasizing SDGs. Journal of Lifestyle and SDGs Review, 4, e01702. https://doi.org/10.47172/2965-730X.SDGsReview.v4.n02.pe01702