Dr. kand. Fatjona Kroni është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2014. Ajo është gjithashtu doktorante në Fakultetin Ekonomik, në të njëjtin universitet.
Ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Informatikës dhe është titullare në lëndët “Web”, “Sisteme Multimediale”, “Sisteme Interneti” dhe “Teknologji web në mësimdhënie”. Ka marrë pjesë në konferenca dhe publikime shkencore kombëtare e ndërkombëtare në fushën e teknologjisë, edukimit, ekonomisë dhe turizmit. Interesat e saj kërkimore përqendrohen në turizmin digjital, platformat online dhe analizën e bazuar në të dhëna të ndikimit të platformave digjitale në zhvillimin e sektorit të turizmit, me fokus të veçantë në Shqipërinë e Veriut.
Ajo ka eksperiencë pune si staf akademik me kohë të pjesshme në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gjatë periudhës 2005-2010. Nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka punuar si Specialiste IT në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës.
Publikimet kryesore:
- Kroni, F., & Kalaj, E. (2025). The Role of online platforms in shaping tourism and labor dynamics in northern Albania. SEER Journal for Labour and Social Affairs in Eastern Europe, 28(2), 249–260. https://doi.org/10.5771/1435-2869-2025-2-249
- Kalaj, E., Kroni, F., & Barbullushi, E. (2024). Analyzing The Dynamics Of Tourist Inflows: A Comparative Examination Of Patterns Across Selected Balkan Nations. Journal of Lifestyle and SDGs Review, 5(1), e02826. https://doi.org/10.47172/2965-730X.SDGsReview.v5.n01.pe02826
- Berberi, L., Gavoçi, E., Bushati, S., Kroni, F. (2026). Evaluating Machine Learning Models for Trip Duration Prediction in Taxi Data. In: Dhoska, K., Spaho, E. (eds) AI and Digital Transformation: Opportunities, Challenges, and Emerging Threats in Technology, Business, and Security. ICITTBT 2025. Communications in Computer and Information Science, vol 2669. Springer, Cham. https://doi.org/10.1007/978-3-032-07373-0_26
- Fresku, E., Kraja, J., Kroni, F. (2025). Professional readiness, role perception, and work-related well-being implications of nursing informatics roles: evidence from a developing healthcare system. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 15 (6), 395-404. doi.org/10.31407/ijees15