• Ankesa

Dr. Edra FRESKU

edra.fresku@unishk.edu.al

Dr. Edra Fresku është lektore në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2017. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Informatikës dhe titullare në lëndët “Strukturë të Dhënash”, “Programim në Windows”, “Teknologjia e Informacionit Shëndetësor” dhe “IA në mësimdhënie”. Ka marrë pjesë në projekte shkencore ndërkombëtare, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare indeksuar në Scopus dhe/ose WoS në fushën e teknologjisë, edukimit dhe informatikës shëndetësore. Interesat e saj kërkimore përfshijnë aplikimin e teknologjisë së informacionit në edukim dhe në kujdesin shëndetësor, me theks në integrimin e mjeteve digjitale për përmirësimin e mësimdhënies-nxënies dhe shërbimeve shëndetësore. Ka mbajtur postin e Drejtorit të Departamentit të Fizikës për dy vite (2021-2023). Ajo ka eksperiencë pune si staf akademik me kohë të pjesshme në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (2005-2017), si mësuese Informatike në arsimin e mesëm të lartë (2006-2008), si IT në Spitalin Rajonal të Shkodrës (2009-2017) dhe si eksperte e jashtme pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) që prej vitit 2023.

Publikimet kryesore:

  1. ▪ Fresku, E., Marku, M., Kraja, J., Mjekaj, S., & Abazaj, E. (2026). Attitudes of Nurses Regarding Training Opportunities for Using Health Technology in Health Institutions. Albanian Journal of Trauma and Emergency Surgery, 10(1), 1932-1939. https://doi.org/10.32391/ajtes.v10i1.489
  2. ▪ Fresku, E., Xhakollari, L., Kraja, J., Mjekaj, S. (2026). Technology-related enthusiasm and anxiety and eHealth literacy among nursing students. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 16 (1), 231-238. https://doi.org/10.31407/ijees16.127
  3. ▪ Fresku, E., Kraja, J., Kroni, F. (2025). Professional readiness, role perception, and work-related well-being implications of nursing informatics roles: evidence from a developing healthcare system. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 15 (6), 395-404. https://doi.org/10.31407/ijees15
  4. ▪ Kraja, J., Fresku, E., & Xhakollari, L. (2024). Altruistic values among students of Nursing, Midwifery, Physiotherapy, and Health Psychology: a cross-sectional study. Medicni perspektivi. 29(2), 123-132. https://doi.org/10.26641/2307-0404.2024.2.307603


Projekte kërkimore shkencore:

  1. ▪SUCCESS me numër reference: 618975-EPP-1-2020-1-BA-EPPKA2-CBHE-JP
  2. ▪STEAMedu me numër reference: 618996-EPP-1-2020-1-BA-EPPKA2-CBHE-JP