• Ankesa

Dr. Besara MEMA

besara.mema@unishk.edu.al  

Dr.Besara Mema është pedagoge në Departamentin e Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,Universiteti Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku kontribuon në veprimtarinë akademike që prej vitit 2010 dhe si pedagoge me kohë të plotë që nga viti 2011.

Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Gjeometrisë dhe Didaktikës së Matematikës dhe është titullare në lëndët Gjeometri Analitike, Bazat e Gjeometrisë, Transformime Gjeometrike dhe Didaktikë Matematike. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare.

Interesat e saj kërkimore fokusohen në didaktikën e matematikës, me theks të veçantë në zhvillimin dhe implementimin e metodave bashkëkohore për prezantimin dhe përvetësimin e koncepteve matematikore në kurrikulat e arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, veçanërisht në fushën e gjeometrisë.

Gjithashtu, aktiviteti i saj kërkimor përfshin analiza krahasuese të performancës së nxënësve në vlerësime ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të studimeve PISA, duke u fokusuar në krahasimin e rezultateve të nxënësve shqiptarë me ato të vendeve të tjera, si dhe në analizën e faktorëve si raporti gjinor dhe tendencat ndërvite.

Publikimet kryesore:

  1. Albanian Students’ Performance in PISA: A Case Study, Online International Interdisciplinary Research Journal, 2015
  2.  “PISA:A Comparison between Students’ Performance of Albania and Serbia Based on Gender Ratio.” Journal of ModernEducation Review, 2016
  3.  “ PISA Assessment in 2009 and 2012:A Comparison between Albanian Students’ Performance and the Croatian One.A Case Study” Online International Interdisciplinary Research Journal, 2016