• Ankesa

Msc. Kristian Preçetaj

kristjan.precetaj@unishk.edu.al

Kristian Preçetaj është pedagog pranë Departamentit të Lëndëve Paraklinike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku është i angazhuar që nga viti 2018 në programin e fizioterapisë. Ai ka përvojë në mësimdhënie dhe veprimtari kërkimore, duke u fokusuar në ndërthurjen e teorisë me praktikën profesionale dhe mbështetjen e vazhdueshme të studentëve. Fushat e interesit përfshijnë rehabilitimin pediatrik, disabilitetin visceral, traumatologjinë, mjekësinë fizike dhe rehabilituese, si dhe rehabilitimin geriatrik. Ka marrë pjesë në projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë anëtar i shoqatave ICare dhe Kryqi i Kuq. Prej katër vitesh është anëtar i Bordit të Universitetit, i zgjedhur nga studentët, dhe vazhdon aktualisht këtë angazhim. Merr pjesë rregullisht në konferenca shkencore dhe e konsideron mësimdhënien një pasion profesional, në funksion të zhvillimit akademik dhe cilësisë së arsimit universitar.

Publikimet kryesore:

  1. K Precetaj, S Mjekaj. Lumbar Hernian disk: spontaneous regression. 1-st International Scientific Conference On Technical Medical Sciences “Research and Education in Medical Sciences” (ICREMS), Nursing Department, University of Shkodra “Luigj Gurakuqi”, Shkoder, Albania, 2 - 3 june 2017
  2. Mjekaj, S., Sinaj, E., Petri, O., Fresku, E., Kraja, J., Preçetaj, K., Frroku, Xh., Brati, B., & Abazaj, E. (2025). Musculoskeletal Injuries Related to Professional Health Worker: A Cross Section Study in Shkodra City. International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES), 15(4), 393-402. https://doi.org/10.31407/ijees15.448
  3. S. Mjekaj,  K. Precetaj, Xh. Frroku. “Physiotherapy treatment and management of mechanical nexk pain” The 2 nd international congress of healthcare professionals  April 05-06. 2024  Kosova

Pjesëmarrje në projekte:

  1. Grup pune në projektin Erasmus + “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home” – BIOSINT. No. 101082863
  2. Grup pune në projektin Erasmus + “Supporting development of Transcultural Competence for healthcare professionals in the Western Balkans” – TCCWB. No. 101128620