• Ankesa

Prof. As. Dr. Irena SHALA

irena.shala@unishk.edu.al

Prof. As. Dr. Irena SHALA  është pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2015. Ajo është Mjeke Familjeje dhe Doktor i Shkencave në “Lëndët Paraklinike”, me eksperiencë të gjatë në kujdesin shëndetësor parësor, shëndetin publik dhe menaxhimin e shërbimeve shëndetësore. Është diplomuar si Mjeke e Përgjithshme në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Master Profesional në Kujdesin e Edukimit Shëndetësor Parësor (Universiti Glasgow, UK), Master Shkencor në Organizim dhe Drejtim të Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore (Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë), Kurs Kualifikimi në ECHO Abdominale dhe Imazheri (QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë), si dhe kualifikim pasuniversitar në Mikrobiologji pranë ISHP, Tiranë.

Është titullare e lëndëve Sëmundje Infektive, Farmakologji, Shëndet Riprodhues, Anatomi Humane dhe Bazat e Menaxhimit. Ka ushtruar funksione drejtuese në Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Shkodër dhe ka kontribuar si trajnuese në programe kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktiviteti i saj kërkimor fokusohet në epidemiologji, shëndet mendor dhe edukim shëndetësor, me publikime në revista të indeksuara ndërkombëtarisht (Scopus).

Publikimet kryesore

  1. Shala, I. et al. (2025). Students Behavior During the Exam Period: Cross-Sectional Study. International Journal of Ecosystems & Ecology Sciences (Scopus).
  2. Deda, N., Shala, I. et al. (2025). Knowledge about First Aid and the Use of AED by Members of Sports Clubs of Shkodra City. IJEES (Scopus).
  3. Shabani, Z., Shala, I. et al. (2025). The situation with vaccination in Shkodra region after the first year of HPV vaccine implementation. Medicni Perspektivi (Scopus).
  4. Gusha, K., Shala, I. (2018). Epidemiological profile of mental disorders in Shkoder, Albania. Albanian Medical Journal.