Elsjona Qallija është pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2023.
Ka përfunduar studimet Bachelor në “Infermieri e përgjithshme”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2011. Ka vijuar me studimet e ciklit të dytë Master Profesional “Psikologji Shëndeti” 2013-2015 në USH dhe Master Shkencor në “Infermieri Klinike” pranë Universitetit ALDENT në vitet 2018-2020. Aktualisht vijon studimet e ciklit të tretë të shkollës doktorale pranë Fakultetit Ekonomik, Departamenti i Turizmit “Ekonomi dhe Turizëm i qëndrueshëm”
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e infermierisë, mamisë dhe është titullare në lëndët: Infermieristikë e Komplikacioneve dhe Urgjencave Obstetrikale, Infermieristikë në Geriatri dhe Statistikë mjekësore.
Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare.
Në fushën profesionale ajo ka punuar për nëntë vite si infermiere në shërbimin shëndetësor parësor. Fushat kryesore të interesit janë kryesisht në praktikat e studentëve për njohuritë e ndihmës së parë. Ajo ka qenë pjesë e Departamentit Infermieri si staf akademik me kohë të pjesshme në vitet 2016-2023.
Publikimet kryesore:
- E Qallija. First aid in risk management in tourism activities: analysis, assessment and implementation in tourist destinations in the Shkodra region. Shkodra IEC 11-12 December 2025.
- S Belisha, I Zekja, E Abazaj, V Dibra, E Qallija. Prevalence of burnout among the medical professional. A cross-sectional study in a Regional Hospital in Albania. ASERC 3rd International Conference on Health, Engineering, Architecture and Mathematics. November 14 - 16, 2025 nr 2025/048-475
- J Kraja, S Mjekaj, E Qallija, V Dibra. Students' perceptions of self-efficiency in responding to disasters, ASERC - 3rd International Conference on Humanity and Social Sciences, Nov 14 - 16, 2025. Istanbul. Turkey.
Pjesëmarrja në projekte:
- Në projektin Erasmus + “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home” – BIOSINT. No. 101082863
- Në projektin Erasmus + “Supporting development of Transcultural Competence for healthcare professionals in the Western Balkans” – TCCWB. No. 101128620