• Ankesa

Phd (c). Vera GJINAJ

vera.gjinaj@unishk.edu.al

Vera Gjinaj është pedagoge në Departamentin e Lëndëve Klinike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, pranë Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", ku ushtron veprimtarinë akademike prej më shumë se 20 vitesh (që nga viti 2005).

Në mars 2005 përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Departamenti i Infermierisë, në Universitetin e Shkodrës. Në vitin 2013 përfundoi studimet Master Shkencor në “Menaxhim Infermieror” në Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore. Aktualisht është në proces doktorature pranë Fakultetit Ekonomik, Departamenti i Turizmit, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Ka një eksperiencë mbi 20-vjeçare në mësimdhënie, praktikë klinike dhe kërkim shkencor në fushën e Infermierisë. Është titullare në lëndët: Infermieristikë e Sëmundjeve të Brendshme, Kujdes Paliativ dhe Infermieristikë në Otorinolaringologji. Ka kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e praktikave infermierore, duke udhëhequr dhe mentoruar studentët në praktikën klinike.

Koordinon aktivitete vullnetare me studentët në ndihmë të komunitetit, duke promovuar edukimin shëndetësor dhe përgjegjësinë sociale. Ka interes të veçantë në fushën e shëndetit publik, me fokus në forcimin e praktikës infermierore dhe ndërthurjen e saj me nevojat e komunitetit.

Botime me ISBN

Gjinaj, V. (2022). Infermieristikë e Sëmundjeve të Brendshme (Cikël leksionesh për studentët e Departamentit të Infermierisë). Shkodër: Fiorentia. ISBN 978-9928-382-07-8.

Artikuj në revista shkencore ndërkombëtare

Neziri, A., & Gjinaj, V. (2025). Assessment of marine litter along the tourist coastline of Velipoja and Shëngjin, Albania, with emphasis on plastic pollution. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 15(5), 207–216. https://doi.org/10.31407/ijees15.525

Podgorica, N., Shabani, Z., Gjinaj, V., Abi Rached, C. D., Crescente, N. Y., & Vieria, G. S. (2023). Validity and reliability of the Albanian version of the Nursing Professional Values Scale (NPVS). Teaching and Learning in Nursing. https://doi.org/10.1016/j.teln.2022.08.007

Punime në konferenca shkencore ndërkombëtare

Gjinaj, V., Kraja, J., Shimaj, S., & Doniku, V. (2024). Assessment of knowledge and attitude of students of the nursing department on tissue and organ donation.Proceedings of the 2nd International Congress of Healthcare Professionals (fq. 141). Prishtinë. ISBN 978-9951-8984-2-3.

Crescente, N. Y., Vieria, G. S., Podgorica, N., & Gjinaj, V. (May 26–27, 2023). Validity and reliability of the Albanian version of the Nursing Professional Values Scale (NPVS-3).Proceedings of the 2nd International Webinar on European Healthcare & Hospital Management.