• Ankesa

Dr. Kilda Gusha

kilda.gusha@unishk.edu.al

Dr. Kilda Gusha ka përfunduar studimet e larta në programin  Bachelor në Psikologji në vitin 2008, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ajo ka përfunduar studimet Master Shkencor  në Psikologji Shkollore dhe Organizative në Universitetin e Shkencave Sociale në Tiranë në vitin 2010. Në vitin 2018 ka marrë gradën Doktor I Shkencave në Psikologji pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ajo është lektore me kohë të plotë që prej vitit 2011 pranë Departamentit të Infermierisë Klinike, titullare e lëndëve: “Psikologji Shkollore – Psikologji Konjitive”, “Hyrje në Psikologji Organizative” dhe “Psikologji - Sociologji Mjekësore”, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve. Dr.Kilda Gusha është sikologe me mbi 10 vite përvojë në sistemin e shëndetësisë , e angazhuar në vlerësimin dhe ndërhyrjen psikologjike në mjedise klinike. Që nga viti 2010 e në vazhdim është eksperte e pavarur për monitorimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve, bazuar në rregulloren e Edukimit në vazhdim të miratuar me Vendimin NR.10, date 04.12.2018 nga Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Psikologut.

Publikimet kryesore

  1. “Nursing Students’ Perceptions about Perinatal Mental Health Issues”
  2. “The Normalization of Artificial Intelligence Use in the Educational Process”
  3. “Impact of Childhood Neglect on Violent Victimization in Early Adolescence”