MSc. Suela Serani është pedagoge e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Ajo ka përvojë të gjatë akademike dhe në mësimdhënie, duke filluar karrierën si mësuese fizike në arsimin parauniversitar dhe si pedagoge e jashtme që nga viti 1998, ndërsa nga viti 2013 është pedagoge e brendshme. Fushat e saj kryesore të ekspertizës përfshijnë didaktikën e fizikës, modelimin në mësimdhënie, përdorimin e analogjisë dhe metodave inovative në edukimin shkencor. Ajo është bashkëautore e disa teksteve dhe artikujve shkencorë në revista dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ka kontribuar në trajnimin profesional të mësuesve të fizikës në kuadër të programeve kombëtare të zhvillimit profesional. Aktiviteti i saj akademik fokusohet në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe integrimin e metodave bashkëkohore në edukimin shkencor.
Publikimet kryesore:
Serani, S. (bashkëautore). “Modelimi dhe analogjia në mësimdhënien e Fizikës”, Buletini i Shkencave të Edukimit, nr. 64, 2014.
Serani, S. (bashkëautore). “Roli i laboratorit në Fizikë dhe në mësimdhënien e saj”, Buletini i Shkencave të Edukimit, nr. 66, 2016.
Serani, S. (bashkëautore). “Harta konceptuale një mjet i rëndësishëm didaktik në mësimdhënien e fizikës”, Buletini i Shkencave të Edukimit, nr. 67, 2017.
Serani, S. (bashkëautore). “Zgjidhja e ushtrimeve dhe problemave, aspekt i rëndësishëm i mësimdhënies së fizikës”, Buletini i Shkencave të Edukimit, nr. 68, 2018.
Serani, S. (bashkëautore). “Mbi dy modele të mësimdhënies”, Buletini i Shkencave të Edukimit, nr. 63, 2013.
Serani, S. (bashkëautore). Posteri me titull “The Future of Physics in the Age of Atificial Intelligence” with ID #99 e paraqitur ne BPU 12 CONGRESS 2025
Serani, S., et al. “From Virtual Simulations to Real Experiences: AI's Contribution to Sustainable Tourism”, në Proceedings të Shkodra International Economic Conference – SHKODRA IEC 2025, me temë “Smart Economy: Shaping the Future with Artificial Intelligence”, 2025.
Projekte të fituara:
Trajnuese në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024–2025, për mësuesit e fizikës (AMU dhe AML), në bashkëpunim me MAS dhe ASCAP.