Miranda Guzina është pedagoge në Departamentin e Fizikes, Fakulteti i Shkencave Natyrore, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2022. Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe aktivitet profesional në fushën e sistemeve të energjisë elektrike, automatizimit industrial dhe menaxhimit të rrjeteve të shpërndarjes së energjisë. Është e angazhuar në zhvillimin e lëndëve të profilit elektroenergjetik dhe teknik, duke integruar përvojën e saj të gjatë profesionale me procesin mësimor.
Ka marrë pjesë në projekte energjetike kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht në rikonstruksionin e linjave të tensionit të lartë dhe të mesëm, si dhe në projekte të infrastrukturës energjetike. Interesat e saj kërkimore përfshijnë eficiencën energjetike, optimizimin e rrjeteve elektrike dhe automatizimin e proceseve industriale.
Ka mbajtur postin e përgjegjëses së grupit teknik në OSHEE për dhjete vite dhe ka eksperiencë të gjerë si inxhiniere drejtuese punimesh në projekte energjetike brenda dhe jashtë vendit.Prej kater vitesh punon ne nje kompani qe merret me projektimin dhe montimin e paneleve diellore˝Floros ˝.