Dr. Klotilda Nikaj është pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Fizikës, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Që prej vitit 2013 ajo është e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në institucionet e arsimit të lartë, duke kontribuar në zhvillimin akademik dhe shkencor të fushës së fizikës.
Në vitin 2022 ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës, me fokus në Sistemet Komplekse, duke integruar qasje ndërdisiplinore në analizën dhe modelimin e dinamikave komplekse. Fusha e ekspertizës së saj përfshin kompleksikologjinë dhe modelimin e sistemeve komplekse, si dhe elemente të fizikës eksperimentale, të mbështetura në përvojën e mëparshme profesionale në Institutin e Fizikës Bërthamore të Aplikuar.
Veprimtaria e saj shkencore përfshin mbi 20 prezantime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, botime artikujsh shkencorë si autore e parë dhe bashkautore, si edhe angazhim në projekte kërkimore të financuara, me fokus në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe aplikimeve të tij në kontekste bashkëkohore.
Publikimet kryesore:
- The Dynamics of Physics Student Enrollment: A Comparative Study of Albanian and European Universities Over the Last 20 Years. K. Nikaj,.E.Gega., M. Guzina., M. Ifti,. Paris Conference of Education, 10-14 June 2025, Paris France
- Steady-State Analysis of Online Systems Using Neuronal Models:
Applications in Real-Time Simulations K. Nikaj,.E.Gega., M. Ifti,. The 13th Annual Conference of Europe’s Sciences and Arts Leaders and Scholars, 14-19 March 2025, Maribor, Slovenia https://conference.almamater.si/ - ” An Evaluation On The Uncertainty For The Routine Of Dosimetry Calibration At The National Secondary Standard Dosimetry Laboratory, Albania” K.Nikaj IJNS > Vol. 9 (2024) > No. 3 https://trace.tennessee.edu/ijns/vol9/iss3/10
- “Interdisciplinary Insights into Structural Target Control: Complex Social Networks and Neuronal Dynamics” IOp, ConfSeries, K. Nikaj,.E.Gega., M. Ifti,. 13th Young Researcher Meeting –Palermo September 24/27 2024 IOp, ConfSeries https://pos.sissa.it/519/
- ”Analiza e procedures së kalibrimit me sistemin rrezatues në LDDS, Shqipëri” Nikaj, K. Shano,J., Spahiu, E., Gega.E. Buletini Shkencor nr 73: 5-10, 2023