Prej vitit 1991, punonjës mësimor – shkencor në Departamentin e Biologji – Kimisë.
“Doktor i Shkencave” në Biologji (Zoologji) në vitin 1999, Profesor i Asociuar në vitin 2009.
2020 e në vazhdim, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor në fushën e Zoologjisë.
Me kontribute të ndryshme në Universitet e më gjerë, si në reformimin e Arsimit të Lartë, në hartim dhe përshtatjen e programeve të studimit, programeve të lëndëve, në hartimin e Statutit dhe Rregulloreve të USH-së, anëtar i Senatit Akademik (2020 – 2024), anëtar i Këshillit të Administrimit (2008 – 2012), Drejtues i Departamentit të Biologji – Kimisë (2000 – 2008), Deputet i Kuvendit Popullor (1996 – 1997), Drejtor i Shkollës së Mesme “11 Janari” Tamarë (1990 – 1991) si dhe mësues i Biologjisë dhe Kimisë po në këtë shkollë (1987 – 1990).
Është lektor në lëndët: “Zoologji invertebrore”,“Zoologji vertebrore dhe Anatomi e krahasuar”, “Biologji zhvillimi”, “Etologji” në Bachelor në Biologji – Kimi dhe “Iktiologji”, “Fauna” në Masterin shkencor Biologji Mjedisore.
Është autor/bashkautor në 2 tekste mësimore e në 19 artikuj shkencor. Ka marrë pjesë në 7 projekte shkencore për çështje të mjedisit dhe ruajtjes së biodiversitetit dhe në 6 konferenca shkencore.