• Ankesa

Prof. Dr. Suzana Golemi

suzana.golemi@unishk.edu.al

Prof.dr. Suzana Golemi është pedagoge në departamentin e Departamentin e Biologji kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1989.

Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Didaktikës dhe të Biokimisë dhe titullare në lëndët Didaktike e kimisë dhe e Biokimisë.

Ka mbajtur postin e Drejtorit të Departamentit, Dekanit  të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Rektores së USH dhe Anëtare e Senatit Akademik.  Prof. dr. Suzana Golemi, mban titullin “Akademik” nga Akademia e Shkencave të Aplikuara Beograd dhe Anëtare e redaksisë së “Buletinit shkencor”, seria e Shkencave Didaktike dhe ka qenë anëtare e Këshilli Bashkiak Shkoder.

 Ajo ka eksperiencë 37 vjeçare në Universitetin e Shkodrës. Aktiviteti shkencor është në fushën e didaktikës dhe biokimisë. Prof. Suzana Golemi ka marrë pjesë në 57  konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, ka botuar 25 artikuj në revista me faktor impakti dhe bord editorial, 45 artikuj në revista të huaja me proceedings, 18 artikuj publikime në buletinet shkencore kombëtare dhe është autore e katër librave të botuara si: “Bibliografia e kimisë në shkollë” (2007), “Problema në kiminë biologjike”(2004), “Praktikum i kimisë biologjike (2002) dhe ”Biokimia”(2025). Gjithashtu ka qënë anëtare e bordit shkencor të shumë konferencave ndërkombëtare dhe drejtuese e disa projekteve.