Anila Dizdari (Mesi) është pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Biologjisë dhe Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1993, ndërsa ka kryer të njëjtën detyrë duke qënë lektore e komanduar gjatë viteve akademike 1991-1992 dhe 1992-1993.
Ka ndjekur dhe përfunduar studimet e larta në Degën Biologji-Kimi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Instituti i Lartë Pedagogjik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër (1089). Ka ndjekur shkollën doktorale (1993-1996) dhe ka fituar gradën “Doktor” n137 Pedagogji, duke mbrojtur disertacionin me temë “Probleme didaktike të mësimdhënies së dijeve biologjike në lëndën Dituri natyre – një vështrim historik”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë e Filologjisë (1996). Në 2004 ka fituar titullin Profesor i Asocijuar, akorduar nga Këshilli i Ministrave, Komisioni i Kërkimit Shkencor.
Ka kryer aktivitet të gjerë kërkimor-shkencor në institucione universitare në Itali, Austri, Francë, Bosnie-Hercegovinë, Mali i Zi (në periudhën 1995-2007). Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushat biomonitorim mjedisor dhe vlerësim ekotoksikologjik në nivel morfo-citogjenetik, si dhe didaktikë e mësimdhënies së biologjisë. Ka referuar dhe publikuar rezultatet e kërkimeve shkencore (libra abstraktesh dhe Proceedings) në 62 konferenca dhe ngjarje të tjera shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, ka realizuar gjithashtu 46 publikime në revista ndërkombëtare dhe kombëtare. Gjatë karrierës akademike 35 vjeçare është hartuese e syllabuseve, autore e leksioneve dhe titullare e 28 lëndëve, ku duhen veçuar: Fiziologji e bimëve (BA Biologji-Kimi), Bimët ushqyese (BA Shkencat e ushqimit), Ekofiziologji bimore dhe Vlerësim e manaxhim mjedisor (MSh Biologji mjedisore) dhe Didaktikë e biologjisë MP dhe MSh Mësuesi në Biologji-Kimi dhe BA Arsimi fillor dhe Arsimi parashkollor. Është autore e tekstit universitar “Eksperimente të fiziologjisë së bimëve” (2003). Është po ashtu udhëheqëse e dy projekteve shkencore për përgatitjen e Disertacioneve për fitimin e gradës shkencore “Doktor” në Shkollën doktorale “Ekonomi dhe Turizëm të Qëndrueshëm” Fakulteti Ekonomik Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (2023 e në vijim). Ka qënë përgjegjëse e Seksionit të Botanikës në Departamentin e Biologjisë dhe Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi (2023-2029); anëtare e BENA (Balkan Environmental Association) 2012-2020; anëtare e ATINER (Athens Institute for Education and Research) 2013-2018, etj. dhe është gjithashtu anëtare e Senatit Akademik të Universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” 2020 e nè vijim; kryeredaktore e Serisë së shkencave natyrore të Buletinit Shkencor të USH “Luigj Gurakuqi” (2020 e në vijim).
Disa nga publikimet kryesore:
- MESI, A. (2002) Probleme të mësimdhënies së dijeve biologjike në lendën Dituri natyre- vështrim historik. Monografi, 195 fq., ISBN 99927-56-21-7, Camaj-Pipa, Shkodër, Shqipëri
- DIZDARI, I., KAZAZI, NJ., MESI, A., HOTI, I. (2007) Faik Luli, jeta dhe veprimtaria. Monografi, 217 fq. ISBN 99927-56-61-4, Camaj-Pipa, Shkodër, Shqipëri
- MESI, A., KOPLIKU, D. Cytotoxic and genotoxic potency screening of two pesticides on Allium cepa L. Elsevier Procedia Technology, (8): 19-26 https://doi.org/10.1016/j.protcy.2013.11.005
- DIZDARI, A., KOPLIKU, D., NEZIRI, A., GOLEMI, S. (2013): Correlative evaluation between nickel ion concentrations doped in some river side water bodies of Nënshkodra Lowland and root growth of Allium cepa (L.). Asian Journal of Chemistry, 25 (5): 2687-2689. https://doi.org/10.14233/ajchem.2013.13664
- MESI, A. D., KOPLIJU, D. (2014) Seasonal phyto- and genotoxicity monitoring of municipal landfill leachate on allium cepa roots. Journal: Journal Of Environmental Protection and Ecology, 15 (4): 1671 – 1679. scibulcom.net/en/article/YY3yqoIwU4c5wPHQveqy
- DIZDARI, A., KOPLIKU, D. (2013): Toxicity biomonitoring of Shkodra Lake surface water using a higher plant assay Academic Journal of Interdisciplinary Studies, 2 (8): 132-140. DOI:10.5901/ajis.2013.v2n8p133
- MESI, A. D., KOPLIKU, D. (2015) Cyto- and genotoxic activity of pesticide Cypermex Plus 550 EC on Allium cepa L.}, Journal of International Environmental Application and Science, 10: 475-481. https://api.semanticscholar.org/CorpusID:209443525}
- DIZDARI, A., BALA, U. (2019) Assessment of potential phyto- and genotoxicity induced by some imidacloprid- based insecticides on a non-target crop and higher plant assay. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 9 (2): 367-374. doi.org/10.31407/ijees92
- DIZDARI, A., JAKU; L. (2025) The reciprocal effect on/from tourism development of buna river (albania) water quality: a physicochemical and biological assessment. International Journal of Ecosystems and Ecology Science, 15 (3): 341-354. https://doi.org/10.31407/ijees15.3
Projekte të fituara:
- Pjesë e stafit që ka zbatuar Projektin EntrAl (Project no. 6L7886-E PP-1-2020- 1-Fl- E P P KA2-CB H E-SP) me mbështetjen e ERASMUS dhe Komunitetit Europian (2021-2022)
- Eksperte në Projektin: "Vlerësimi i cilësisë ekologjike të ujit të ekosistemit ujor të Liqenit të Shkodrës sipas standardeve të BE dhe të Direktivës Kuadër të Ujërave (DKU)", financuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (2021-2022).
- Eksperte në Projektin: “Studimi i integruar i ekosistemit të liqenit të Shkodrës nëpërmjet vlerësimit të biodiversitetit dhe gjendjes aktuale ekologjike, si dhe evidentimit të ndotjes dhe efekteve në biotë duke përdorur parametra fiziko-kimikë, biologjikë, taksonomikë, biomarkerët dhe biotestet ujore (morfologjike, fiziologjike dhe citogjenetike), e Departamentit të Biologji-Kimisë Fakulteti i Shkenceve të Natyrës, të miratuar të dhe sponzorizuar nga MASH
- Eksperte në Projektin e TEMPUS-PHARE 16081 “Përmirësimi në cilësinë e mësimdhënies në Europën Jug-Lindore”, financuar nga Komuniteti Europian, Bosnje_Herzegovinë dhe Mal të Zi (2001-2002)
- Eksperte në Projektin e TEMPUS-PHARE JEP 12144-97 “Përmirësimi mësimdhënies së disiplinave biologjike në nivel universitar”, IUFM Montpellier dhe Nimes, Francë (1999)