• Ankesa

Dr. Aurora Dibra

aurora.dibra@unishk.edu.al

Dr. Aurora Dibra (Sakej) ёshtё pedagoge e Ekologjisё dhe Shkencave tё Mjedisit pranё Departamentit tё Biologjisё dhe Kimisё qё prej vitit 2003. Me fitimin e gradёs shkencore Doktor i Shkencave nё vitin 2004 nё drejtimin Botanikё dhe me kёrkimin shkencor tё realizuar gjatё viteve dhe nё vijim ajo ёshtё profilizuar si mёsimdhёnёse dhe eksperte e mjedisit duke pasuruar jo vetёm profilin akademik, por edhe atё shkencor nё shumё drejtimet e shkencёs sё Ekologjisё sё aplikuar. Ajo ka udhehequr mbi 46 mikroteza nё Shqiperi dhe nё Universitetin e Dresdenit nё Gjermani. Si eksperte e mjedisit mban qё nё vitin 2006 pozicionin e njёrёs prej  pikave fokale shkencore kombёtare pёr Shqipёrinё, pranё Konventёs EUROBATS/UNEP. Bashkёautore e teksteve tё Biologjisё pёr arsimin parauniversitar miratuar nga MASH. 

Nga viti 2020-deri nё vitin 2024 ka drejtuar Drejtorinё e Kёrkimit Shkencor dhe Projekteve si dhe Marrёdhёnieve me jashtё dhe me Studentёt. 

Publikimet kryesore:

Dr. Aurora Dibra ёshtё pjesёmarrёse nё mbi 38 Konferenca kombёtare e ndёrkombёtare, Workshope shkencore ndёrkombetare dhe anёtare e Bordit shkencor e organizativ tё shumё konferencave organizuar nё rang ndёrkombёtar.

Ka botuar si autore dhe bashkёautore  njё sёrё artikujsh kёrkimore - shkencore edhe me faktor impakti, ndёr tё cilёt:

1.Aquatic Ecotoxicology of Legacy Pollutants and Emerging Contaminants in Animals and Plants, Ecotoxicity Assessment of Emerging Contaminants (EC) in Fish: Effects, Trends, and Plants

2. Science direct -Elsevier, Aquaculture -Volume 613- part 1 , Factor impact 3,9 Cities score 8.9 Shellfish aquaculture: Balancing sustainability, innovation and environmental challenges

3. Marine drugs, Microbial Blue Bioprospecting: Exploring the Advances of compounds Post -Discovery

4. Food and Agro-Industrial Wastes, Sustainable Impacts, Transformation and Added Value of By-products

Projekte të fituara: 

Hartuese dhe drejtuese e 5 projekteve tё kёrkimit shkencor nё rang kombёtar dhe ndёrkombёtar dhe konsulente e eksperte shkencore pёr shumё projekte ndёrkombёtare nё fushёn e mjedisit.

  1. Përmirësimi i kapaciteteve të kërkimit shkencor të institucioneve shqiptare të arsimit të lartë në ruajtjen dhe restaurimin e Trashëgimisë Kulturore – REACH- Capacity Building EU project
  2. E-LE.G.A.N.T.S. - E-Learning Gamified and Networked Training for Startupper - Capacity Building EU project
  3. ESN-AIR - Engaging Students for Enhancing Internationalization Practices in the Adriatic-Ionian Region
  4. Pёr njё digjitalizim tё biodiversitetit nё Rajonin e Shkodrёs – AKKSHI
  5. Vlerësimi i ndikimeve të ndërsjellta ndërmjet ndryshimeve klimaterike dhe ndotjes së ajrit, mbi territorin e Shqipërisë