Sidi Kanani u lind në qytetin e Shkodrës më 18.07.1979.
Diplomohet pranë Akademisë së Arteve (sot Universiteti i Arteve) në atelierin e udhëhequr nga Prof Edi Hila për “Pikturë Kavaleti”.
Është pedagog në Departamentin e Arteve pranë Universitetit të Shkodrës që nga viti 2015 e këtej.
Profili i tij artistik, akademik dhe kërkimor përfshin aktivitete artistike si ekspozita vetjake e të përbashkëta, pjesëtar i jurive të konkurseve të artit pamor, konferenca shkencore, etj. Ekspozitat vetjake më të fundit janë “Rravgim” (2022) pranë Galerisë së Arteve Shkodër dhe “La malinconia del presente” pranë L’Era gallery (2023).
Në vitin 2025 u kujdes për realizimin e ekspozitës-konkurs “Çmimi Idromeno”.