• Ankesa

Msc. Senad XHEXHOVI

senad.xhexhovi@unishk.edu.al

Senad Xhexhovi është pedagog në Departamentin e Arteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2022. Mban gjithashtu postin e Specialistit të Pëpunimit Grafik pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët.

Ai ka eksperiencë në mësimdhënie dhe është titullar në lëndët Arte Grafike, Dizajn Grafik dhe Ilustrim. Si artist eksploron fusha të ndryshme të artit pamor siç janë fotografia, teknikat printmaking, dizajni grafik dhe ka ekspozuar veprat e tij në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare.

Është i specializuar në fushën e brandimit dhe dizajnit grafik, me fokus në krijimin e identiteteve vizuale duke ndihmuar bizneset të komunikojnë më qartë dhe të bëjnë diferencimin e tyre në treg.