Nirvana Bushati Baja është pedagoge në Departamentin e Arteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2015. Ajo është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1991 në degën Pikturë, me specialitet Tekstil, si dhe ka përfunduar shkollën e mesme artistike “Prenkë Jakova”. Ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke filluar si mësuese në shkollën artistike dhe më pas si pedagoge në institucione të arsimit të lartë. Është titullare e lëndëve Pikturë, Vizatim, Tekstil dhe aktualisht Fashion Design. Profili i saj artistik përfshin pikturën, vizatimin, fotografinë, kolazhin, instalacionin dhe videoartin. Ka një aktivitet të gjerë artistik me mbi 80 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe 7 ekspozita personale. Interesat e saj kërkimore fokusohen në pedagogjinë e mësimdhënies në art.