Eros Dibra (1991, Shkodër) është artist bashkëkohor dhe pedagog i Multimedias. Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Multimedia në Universitetin e Arteve, Tiranë. Që prej vitit 2024, ushtron veprimtarinë akademike pranë Departamentit të Artit si pedagog i Multimedias.
Që nga viti 2018, ka qenë i angazhuar pranë Qendrës së Studimeve të Artit, fillimisht në kuadër të Akademisë së studimeve Albanologjike dhe më pas në Akademinë e Shkencave, ku ka kontribuar në kërkim dhe projekte që lidhen me artin dhe kulturën bashkëkohore.
Praktika e tij artistike përfshin video, instalacion dhe media të përziera, duke eksploruar tema që lidhen me identitetin, kujtesën dhe përvojën emocionale në kontekstin bashkëkohor.
Në vitin 2023 është fitues i Çmimit ARDHJE, ndërsa ka marrë Çmimin e Parë në edicionin XXI të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në vitin 2024 ka qenë pjesë e programit Residency Unlimited, New York. Ka realizuar ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht.