Erëmirë Jahja është pedagoge në Departamentin e Arteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi" që prej vitit 2015. Ajo ka eksperience në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Artit Figurativ dhe titullare në lëndët Pikture- Vizatim - Tekstil. Nga viti 1990-2013 ajo ka dhënë mesim arti , në shkollen e mesme artistike "Prenke Jakova" Shkoder. Në vitin 2013-2015 ka qenë pedagoge në Akademinë e Arteve Shkoder. Nga viti 1990 në të cilin ajo është diplomuar në Institutin e Larte të Arteve Tirane , prof. Erëmirë Jahja ka marrë pjesë në të gjitha eksposozitat lokale si dhe pjesëmarrëse ne shume ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare . Ka hapur shtate ekspozita personale ne Shkodër , Tiranë, Lezhë.Ka qenë kuratore dhe udhëheqëse artistike e shume ekspozitave të studenteve si dhe të piktoreve të talentuar shkodranë, gjithmonë për të promovuar sa më shume talentet e reja. Është autore e stemës së Qarkut Shkoder. Ka medalje te argjende ne nje ekspozite ndërkombëtare të organizuar ne Belgjike , në vitin 2007. Është autore e stilizimeve te veshjeve tradicionale në albumin me titull "Nga e kaluara tek e ardhmja". Interesat e saj kërkimore janë vazhdimisht në drejtim të kreativitetit dhe ngritjes sa më lart të artit shqiptar, si dhe puna si pedagoge arti për të nxjerrë sa më shumë artiste të talentuar dhe mësues të zotë të Artit Pamor.Një nga projektet që prof. Eremire Jahja ka organizuar dhe drejtuar vlen per tu përmendur është Ekspedita artistiko- shkencore, në Rome- Firence , me studentet dhe pedagoget e departamentit te Arteve , në vitin akademik 2024-2025, qellimi i se cilës ishte njohja nga afër me artin e Rilindjes Italiane si dhe artin bashkekohor.