Migena Kecaj (Selçetaj) është pedagoge në Departamentin e Arteve dhe Mësuesisë, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që prej vitit 2019.
Ka përfunduar studimet Master Shkencor në “Psikologji Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh” në Universitetin e Tiranës (2011), Master Shkencor në “Psikologji Shkollore dhe Komuniteti” në Universitetin e Bolonjës (2015), si dhe ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Psikologji (2020).
Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fusha si psikologjia e përgjithshme, psikologjia zhvillimore, klinike, shkollore dhe komunitare. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe ka realizuar publikime kombëtare dhe ndërkombëtare të indeksuara dhe të rankuara në Scopus. Studimet e saj fokusohen në temat e zhvillimit psikologjik, atashimit, vetëvlerësimit, si dhe në ndikimin e marrëdhënieve familjare, shoqërore dhe shkollore në formimin e personalitetit dhe në arritjet akademike të fëmijëve dhe të rinjve.
Publikimet kryesore:
Kecaj, M., Gusha, K., Fishta, S., & Agaj, D. (2025). Academic achievement of high school students in relation to parent and peer attachment. Journal of Educational and Social Research, 15(5), 66. https://doi.org/10.36941/jesr-2025-0161
Alija, E., & Selcetaj, M. (2024). Political influence in primary education texts (1946–1986) affecting pupils’ personality development. Journal for Critical Education Policy Studies, 22(1). http://www.jceps.com/archives/16638
Xhakollari, L., & Kecaj, M. (2022). Self-esteem and workplace stress of Albanian academic staff. Anthropological Researches and Studies, (12), 277. https://doi.org/10.26758/12.1.21