Dr. Besnik Yzeiri është pedagog në departamentin e Arteve, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej Dhjetorit të vitit 2025.
Ai ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Arteve Muzikore dhe ka dhënë kontributin e tij si assistant-pedagog në universitetin e Santa Barbaras në Kalifoni. Ёshtë titullar në lëndët: “Metodika, kurrikula e edukimit Muzikor në shkolla”, “Semiologjia e muzikës dhe didaktika muzikore”, “Metodologjia, didaktika e mësimdhënies së lëndëve”, dhe “Lëndë me zgjedhje”. Si pjestar i përformancave të artistëve me famë botërore Luçiano Pavarotti, Andrea Boçelli, Ray Charles, etj, veprimtaria artistike e Besnikut është shtrirë nëpër skenat më prestigjose të Europës dhe atyre të Amerikës së Veriut. Në Mars të vitit 2025, ai ka mbrojtur tezën e doktoratës në universitetin e Santa Barbaras në Kaliforni, duke përdorur veprat violinistike shqiptare si raste studimi dhe transformimi. Interesat e tij kërkimore përfshijnë veprat e kompozitorëve shqiptarë e kryesisht ato të kompozitorit shkodran Pjetër Gaci.
Publikimet dhe Çmimet:
Mars 2025 - Teza e doktoratës me titull “Transkriptimet e Muzikës Violinistike Shqiptare për Violë: Historia, Stili Muzikor dhe Mjetet Mësimore për Studentët e Nivelit të Mesëm dhe Atë të Avancuar”
Tetor 2015 – Lançimi i CD-së Passion, Kompozer dhe Përformer Windsor, Kanada
Dhjetor 2008 - Çmimi Juno me Orkestrën Simfonike të Windsorit, Kanada
Nëntor 2007 - përformancë solistike me Orkestrën Simfonike të Windsorit me Koncertin për Violinë dhe Orkestër të kompozitorit Pjetër Gaci
Maj 2007 – Çmimi Vida Peene, Conseil des arts de l’Ontario, Windsor, Kanada
Shtator 2004 – Medalja e Artë, New York Festivals Awards for Televisions and Media, USA
Prill 2004 – Çmimi Gemini CBC’s Opening Night, Academy of Canadian Television, Kanada
Maj 2003 - Çmimi Lieutenant Governor për Artet, Ontario Arts Council, Windsor, Kanada
Tetor 2003 - premierë e "Potpuri" (shkruar nga Besniku) me Orkestrën Simfonike të Windsorit