• Ankesa

Prof. Asoc. Dr. Ylvije (Boriçi) KRAJA

ylvije.kraja@unishk.edu.al

Prof. Asoc. Dr. Kraja është Shefe e Departamentit të Administrim Biznes-it në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku aktualisht ushtron mandatin e saj të dytë. Ajo ka përfunduar studimet në degën Matematikë-Fizikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, si dhe studimet në degën Administrim-Biznes pranë Fakultetit Ekonomik të po këtij universiteti.

Prof. Asoc. Dr. Kraja është kërkuese shkencore në fushat e sipërmarrjes dhe ekonomiksit. Ajo është titullare e lëndëve: Mikroekonomi, Makroekonomi, Sipërmarrje dhe Marrje e Vendimeve Menaxheriale.

Gjatë karrierës së saj akademike, ajo është trajnuar dhe ka dhënë mësim në universitete prestigjioze, ndër të cilat përfshihen: Universiteti i Illinois në Carbondale, University i NC në Pembroke dhe Sandhills Community College Amerikë, si dhe universitete në Gjermani, Itali, Estoni, Letoni, Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari, Turqi, Greqi, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Maqedoni, Bosnie Hercegovinë etj.

Kordinatore e Unishk për Projektet:

  • HELIX Erasmus+ CBHE
  • SMART Erasmus+ CBHE

Gjithashtu, është anëtare e COST Actions: CA21118 dhe CA23126.

Publikimet kryesore:

  1. Kraja, B. Y., Berberi, A., (2023). Female Entrepreneurs and Motivational Factors. Journal  of Law and  Sustainable Development https://www.scopus.com/sourceid/21101089994#tabs=0
  2. Kraja, B. Y., Berberi, A., (2022). The Comparison of Entrepreneurship Established by Native Entrepreneurs and Returned Migrants. 9th REDETE Conference Ancona. Itali. https://www.redete.org/index.php
  3. Kraja Borici Y., (2018). The impact of tangible and intangible assets on the SMEs’ success. The Albanian Case. “Entrepreneurship in Post-Communist Countries. New Drivers Towards a Market Economy”Publisher: SpringerInternational Publishing https://www.springer.com/la/book/978331975906 Scopus
  4. Kraja Borici Y., Osmani, E., (2015). “Foreign Direct Investment and Economic Growth in Albania”,.Scientific Journal "Economics" Innovative and Economics Research Journal https://www.scopus.com/sourceid/21101122725

Hobi i saj është shahu. Ajo është 4 herë ish-Kampione Kombëtare e Shahut, si dhe pjesëmarrëse ne Olimpiadat Botërore të Shahut në Novi Sad dhe në Moskë.