Ardita Boriçi është pedagoge në departamentin e Administrim-Biznesit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 2000. Ka përfunduar studimet në degën Matematikë-Fizikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës (1994) dhe në degën Administrim-Biznes pranë Fakultetit Ekonomik (1999) në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Master në Ekonomiks pranë Fakultetit Ekonomik (2006) dhe Doktoraturën në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës (2010). Në vitin 2016 është vlerësuar me titullin Profesor i Asociuar po nga Universiteti i Tiranës.
Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Ekonomiksit dhe është titullare në lëndët Mikroekonomi, Statistikë dhe Ekonometri. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare. Ka eksperienca mësimdhënie dhe kërkim shkencor edhe në disa universitete jashtë vendi, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Slovaki, Spanjë, Letoni, Mal të Zi.
Ka mbajtur postin e Përgjegjëses së Departamentit për katër vite dhe aktualisht mban postin e Zv. Dekanes së Fakultetit Ekonomik.
Publikimet kryesore:
- Borici, A., Gavoci, M. (2015). “The impact of Remittances on Households’ Well-being: Evidence from Albania”. International Journal of Economics, Commerce and Management, Vol. III, Issue 11. ISSN: 2348-0386.
- Borici, A., Kruja, A. (2023). “Poverty and its measurement, the case of Albania”. SEER Journal for Labour and Social Affairs in Eastern Europe, Vol. 26, No 2. ISSN: 1435-2869.
- Borici, A., Muja, J., Borici (Begani), A. (2024). “Impact of service quality on customer satisfaction in the hotel industry: Cross-border comparison between Velipoja and Ulcinj”. The Albanian Journal of Economy and Business, Vol. II, No 39. ISSN: 2219-3200.
- Toma, V., & Borici, A. (2025). Educational Pathways and Employment Stability: A Comparative Study of Vocational and University Graduates in the Tourism Sector of Northern Albania. European Journal of Social Science Education and Research, 12(4), 44-61. https://doi.org/10.26417/a3mnxs64
Projekte të fituara:
- Projekti READ, financuar nga AADF
- Projekti APEL-WB, financuar nga EU