• Ankesa

Prof. As. Dr. Albana Boriçi (Begani)

albana.borici@unishk.edu.al

Albana Boriçi është pedagoge në departamentin e Administrim-Biznesit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që prej vitit 1999. Ka përfunduar studimet Bachelor po në këtë fakultet (1999), MBA në Southern Illinois University, SHBA (2002) dhe Doktoraturën në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës (2009). Në vitin 2015 është vlerësuar me titullin Profesor i Asociuar po nga Universiteti i Tiranës.

Ajo ka eksperiencë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Menaxhimit të Biznesit Ndërkombëtar dhe është titullare në lëndët Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim Global i Biznesit, Menaxhim Financiar i Kompanive Shumëkombëshe. Ka marrë pjesë në projekte shkencore, konferenca dhe publikime kombëtare e ndërkombëtare, me një numër prej rreth 50 punimesh. Ka eksperienca mësimdhënieje edhe nw disa universitete europiane, si në Austri, Poloni, Hungari, Letoni dhe Mal të Zi. Së fundmi është pranuar bashkëudhëheqësë në programin e doktoraturës “Doctorate Paneuropean studies” në Austri.   

Ka mbajtur postin e Zv. Dekanes për tetë vite dhe atë të Përgjegjëses së Departamentit për 6 vite.

Publikimet kryesore:

  1. Boriçi (Begani), A. (2012). Staffing policies for managers in foreign companies in Albania. D&U
  2. Boriçi (Begani), A., Boriçi, A., & Dergjini, A. (2013). Inpatriates (HCNs or TCNs) as an alternative for the establishment of communication channels between the headquarters and subsidiaries of MNCs. European Scientific Journal, 9(10), 1219–1233.
  3. Boriçi (Begani), A., & Çelepija, J. (2014). Expatriates’ difficulties and failure in foreign companies operating in Albania. International Journal of Economics, Commerce and Management, 2(11), 1–20.
  4. Boriçi (Begani), A., & Berberi, A. (2020). Forms of international assignments applied by foreign companies operating in Albania. Regional Science Inquiry, 12(1), 129–141.
  5. Boriçi, A. (Begani), Boriçi, A., Halluni, A., & Muja, J. (2024). Understanding the psychological well-being of expatriates in times of natural crisis: The case of Albania and Montenegro. In 8th International Scientific Conference ITEMA 2024 – Selected Papers (pp. 149–159). https://doi.org/10.31410/ITEMA.S.P.2024.149

Projekte të fituara:

  1. Projekti READ, financuar nga AADF